Kazani kthehet me bythë përpjetë
Në emisionin “Të Paekspozuarit” është publikuar sot një dokument me kokë “Prokurorinë e Krimeve të Rënda pranë Gjykatës së Shkallës së Parë” në Tiranë, në të cilin paraqitet transkripti i një bisede mes dy personave, posedues të numrave: 0698967765 dhe 0692099300. Mbajtësi i numrit të parë i drejtohet bashkëbiseduesit me emrin “Gjushi”, kurse i dyti të parit me emrin “Niçe”.
Nga përshkrimi i dokumentit bërë nga një officer i Policisë Gjyqësore materiali i referohet dosjes me numër 339/1 të vitit 2016 dhe siç është bërë e njohur kjo dosje ka të bëjë me kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.
Biseda konfirmon njohje të afërt mes këtij të fundit dhe Altin Avdylajt, i njohur si Niçe, çka në pamje të parë rrëzon alibinë e Vangjush Dakos se ai komunikon me njerëzit si I zgjedhuri me zgjedhësit.
Dikush, mesa duket nga Prokuroria, apo qoftë edhe ndonjë segment brenda PS-së, ka dhënë shah mat për Vangjush Dakon, që kapet në flagrancën e një mashtrimi publik. Ngjarjet që po zhvilllohen e ku media ka marrë një rol të paqartë nga pikëpamja etike dhe profesionale, po vendos para domosdoshmërisë së një vendimi Këshillin e Ministrave që duhet të sqarojë pozicionin e vet përkundrejt kryebashkiakut të Durrësit. Një person që sot është nën presion dhe në vëmendje për çështje që zbulojnë Shqipërinë e Kazanit. Por Kazanit të pushtetit.
Add new comment