van gogh
A mund një algoritëm të pikturojë si Van Gogh?
Vincent Van Gogh, Pablo Picasso, Andy Warhol dhe Louise Bourgeois nuk udhëtuan kurrë në ishujt Faroe të Atlantikut të Veriut. Atëherë, si peizazhet nga Ishujt e deleve (siç përkthehet emri i tyre) frymëzuan një seri veprash për Galerinë Kombëtare? Përgjigjia ndodhet në një program inteligjence artificiale, ku parashtrohen pyetje të reja.
Shfaqet për herë të parë një pikturë e Van Gogh
Një pikturë e vitit 1887 që mban firmën e Vincent Van Gogh shfaqet në public për herë të parë. Piktura është ruajtur nga një familje franceze për më shumë se një shekull. Ajo del në shitje më 25 mars në ekspozitën impresioniste dhe moderne të Sotheby’s në Paris, në bashkëpunim me shtëpinë e ankandeve parisiene Mirabaud Mercier.
Zbulohet mumja “Van Gogh” në Saragoza të Spanjës
25 mumje janë gjetur nga arkeologët në një kishë në fshatin Quinto, afrë Saragozës në Spanjë. Një prej tyre shëmbëllen shumë me autoportretin e piktorit të njohur Van Gogh, ndaj edhe është emërtuar me këtë emër: mumja Van Gogh. Gërmimi u krye në vitin 2014 dhe nga stduimet e deritanishme bëhet fjalë për persona që kanë jetuar në shekullin e 18-të dhe fillimin e shekullit të 19-të. Nga trupat e gjetur, 11 janë fëmijë, çka ka lënë dyshimin se bëhet fjalë për një epidemi. Mumifikimi natyral ka ndodhur për shkak të tokës shumë të thatë.