ura
10 të vdekur nga rrëzimi i urës në Indi(video)
Një urë është shembur në Kalkuta të Indisë si pasojë e së cilës kanë vdekur 10 njerëz. Ky është vlerësimi paraprak për aksidentin e ndodhur në Girish Park. Më poshtë video:
Një Frat gjerman ndihmon në ndërtimin e një ure dhe të një rruge në Pukë
Një urë dhe një copë rrugë. Pa folur për ujin e pijshëm pa orar, që e kemi ëndërr të pashuar. Kaq pak kërkojnë njerëzit në këtë vend, por sërish askush nuk po ja del që ta çojë në fund këtë pretendim minimal. Rasti më i fundit provon dështimin në këtë drejtim. “News 24” raporton se një prift gjerman, Frat Andreas Walterman ka ndihmuar në gjetjen e fondeve për ndërtimin e urës mbi lumin Fan dhe rrugës në fshatin Kavlina në Pukë. “Ata gjithnjë rrezikonin, madje edhe të vdekurit i mbanin mbi shpinë”, thotë Frat Walterman.
Kroacia "shmang" Ballkanin. Do të ndërtohet ura "Aloysius Stepinac", 1.6 milje që do të lidhë Dubrovnikun
Kroacia ka ndërmend të rinisë punimet për ndërtimin e urës që do të lidhë Dubrovnikun me pjesën tjetër të vendit. Kjo edhe për të shmangur kalimin kufitar me Bosnje-Hercegovinën, në një brez të shkurtër toke që ndan dy vendet. Ura do të jetë 1.6 milje e gjatë, do të kushtojë 225 milionë $ dhe siç shprehen arkitektët do të jetë më e madhja dhe ndër më të bukurat në Europë. Ndërtimi pritet të nisë në vitin 2016 dhe siç u shpreh kryeministri Zoran Milanoviç qëllimi është që të lidhë dy pjesët e vendit, pasi "...vendi ynë, Bosnje-Hercegovina, nuk do të jetë anëtareve BE-së tani se afërmi".