Umberto
Migjeni dhe Umberto Eco
Më 1935-ën, 81 vjet më parë, shkrimtari shqiptar Migjeni shkroi një skicë eseistike të quajtur “Programi i një reviste”. Ishte hera e parë që në historinë e letrave shqipe trajtohej një motiv i tillë i modernitetit që lidhet me lirinë reale ose konvencionale të shtypit dhe të mediave.
Ky motiv sot është tepër këlthitës dhe aktual. Në skicën migjeniane janë disa intelektualë (pa emër), të cilët duan të bëjnë një revistë. Por duan që revista të jetë kinse e pavarur nga politika.
Mënyra se si është shkruar kjo skicë të kujton një parabolë ironike.