uefa

Mediat serbe nuk gjejnë dot rehat, “Shqipëria do skualifikohet se bleu ndeshjen me Armeninë”

Postuar në 13 Tetor, 2015 16:21

Gazeta serbe Kurir shkruan se Shqipëria mund të përjashtohet, pasi ka dyshime se ka fiksuar ndeshjen me Armeninë. Disa media shqiptare i bënë jehonë lajmit të dalë po nga mediat e Beogradit, se katër lojtarë armenë kanë marrë nga 500 mijë euro për të shitur ndeshjen. Gazeta shkruan se UEFA ka nisur hetimet dhe i bazohet një zyrtari të lartë të UEFA-s, (gjithashtu serbit) Dushan Maraviç. Nëse provohet se ndeshja është shitur, gazeta shkruan se Shqipëria do përjashtohet nga Europiani. Në këtë rast, Serbia shkon në play-off dhe Danimarka shkon direkt në Europian.

Të vetmit në rajon në Euro 2016. Danezët akuzojnë për trukim

Postuar në 12 Tetor, 2015 10:18

Kombëtarja e futbollit kthehet sot në mesditë nga Armenia, ndërkohë që ajo merr me vete dhe një “trofe” tjetër: Shqipëria është vendi i vetëm ballkanik që është kualifikuar për Euro 2016, bashkë me Rumaninë nga ana tjetër e gadishullit. Slloveni, Kroaci, Bosnje, Serbi, Maqedoni, Greqi, Turqi… nuk janë kualifikuar. Kështu kuptohet edhe më mirë pse fitorja shqiptare ka shkaktuar çudi në mediat ndërkombëtare. UEFA dergoi kartolinen zyrtare online, (foto), ndërsa trajneri danez Morten Olsen, i dëmtuari direkt i ndeshjes së djeshme, deklaroi se gara e Jerevanit ishte e trukuar!  

Fadil Vokrri: “Të gatshëm për eliminatoret e Botërorit 2018, nëse Kosova pranonet në FIFA dhe në UEFA më 2016”

Postuar në 06 Shtator, 2015 11:45

Fadil Vokrri, ish-futbollist i njohur kosovar i klubeve të njohura të ish-Jugosllavisë, aktualisht drejtues i Federatës së Futbollit të Kosovës, i ka dhënë një intervistë “tesheshi.com”. Me rëndësi mund të quhet pyetja për anëtarësimin e Kosovës në FIFA dhe në UEFA, për të cilën Vokrri shpjegon se kjo ka gjësë të ndodhë në vitin 2016. “Ne i kemi bërë të gjitha detyrat që na takojnë dhe i vetmi problem për ne ashtu siç e përmenda më lartë është mos qenia e Kosovës anëtare e OKB-së dhe kjo është pengesë për ne. Ata prapë mund të mos na pranojnë, por ne kemi premtime nga krerët e UEFA-së.

Pages

Subscribe to RSS - uefa