tregu i perbashket ballkanik
Qeveria e Kosovës del kundër idesë së tregut të përbashkët ballkanik
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka kundërshtuar idenë e tregut të përbashkët ballkanik që është propozuar së fundmi pas hedhjes së tij në media nga kryeministri i Shqiipërisë, Edi Rama. Ideja kundërshtohet po ashtu edhe nga kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu. Gazeta “Koha Ditore” raporton se kundërshtimi i Mustafës lidhet me pozicionin e pafavorshëm të Kosovës “e izoluar në mes të Ballkanit”, duke parashtruar këtu konsideratat politike përpara atyre ekonomike.