tradheti
Këtu ka tradhëti burra!
Tonet patriotike të Edi Ramës jo gjithmonë nënkuptojnë disponimin e tij për të zgjidhur çështjet e ashtuquajtura kombëtare. Viktima e radhës është Shpëtim Idrizi dhe çështja çame. Kryeministri që nuk i kursen shfaqjet sipas axhendave nacionaliste që promovon në kuadër të devizës "zero probleme me fqinjët", duket se ka bërë një hap mbrapa në raport me Greqinë, me të cilën ka tensionuar ndjeshëm marrëdhëniet qëkurse ka ardhur në pushtet.
Rama: Nuk e kam tradhëtuar 21 Janarin
Kryeministri Rama ka pritur familjarët e viktimave të 21 janarit të vitit 2011 në një ceremoni përkujtimore në 5-vjetorin e humbjes së jetës para Kryeministrisë gjatë demonstratës së opozitës dhe qytetarëve. Ai ka deklaruar se një ditë drejtësia për katër jetët e humbura do të vijë dhe se nuk e ka tradhëtuar këtë datë.
Internacionalja e Katërt dënon Syrizan: Parti prokapitaliste. Tradhëtoi klasën punëtore
Syriza tradhëtoi. Tradhëtoi interesat e klasës punëtore që pretendonte se përfaqësonte dhe nga ky akt, Internacionalja e Katërt ka publikuar një pamflet. Akti i Syrizas shihet si një mundësi për të mësuar nga veprimet gjoja majtiste të një partie “prokapitaliste që përfaqëson një klasë të pasur”. Deklarata e Komitetit të Internacionales përfshin edhe ish-ministrin e Financave, Varoufakis, i cili u shkarkua nga detyra me njëherë pas zgjedhjeve, pa firmosur ndonjë dokument “dorëzimi” si kryeministri Alexis Tsipras.