tirane
Dëshmia e dy ish-muxhahedinëve/Tortura në kampin e Tiranës
Dy prej muxhahedinëve iranianë që janë arratisur nga pallatet e Yzberishtit ku ndodhen mijëra të tjerë, rrëfejnë eksperiencat e tyre në Tiranë. Në një rrëfim ekskluziv për TemA TV ata tregojnë sesi raportonin endrrat dhe mendimet tek krerët eMEK-ut dhe më pas mijëra persona mblidheshin rreth tyre dhe qeshnin.
TemaTv
Ujësjellësi i Tiranës, “gjoba” 3 milionë lekëshe për banorët
Me dhjetëra qytetarë trokasin çdo ditë në zyrën e ankesave të Ujësjellës-Kanalizimeve, Tiranë, por shumë pak prej tyre arrijnë të zgjidhin problemet që kanë. Nga një vëzhgim i TEMA TV pranë këtyre zyrave, banorët akuzojnë institucionin për mungesën e ujit të pijshëm dhe mbifaturime.
Dikur kundër, tani pro kullave në Tiranë (Video)
Tashmë është fakt që plani urbanistik i Tiranës dhe vizioni i qeverisjes socialiste të kryeqytetit parashikon ndërtimin e disa kullave të larta, që sipas kryebashkiakut Veliaj janë kulla shumëkatëshe për qëllime banimi dhe shërbimesh. Vetë zoti Veliaj e ka shpjeguar në këtë mënyrë vizionin e tij për ndërtimet në kryeqytet.
Shqipëria i përgjigjet Trump: Do shtojmë shpenzimet ushtarake. Dhe një leksion për gjeopolitikën e rajonit
Shqipëria do të rrisë shpenzimet ushtarake në kuadër të detyrimeve që rrjedhin nga anëtarësimi i saj në NATO. Kryeministri Edi Rama duke folur në Konferencën e Komitetit të NATO-s që po mbahet këtë të shtunë në Tiranë, ka premtuar angazhime të reja nga vendi ynë, e madje edhe shtim trupash në Afganistan.
Kulla ikonike e Tiranës dhe analogjitë me debatin për Brexit
Në 13 Prill të këtij viti, vetëm dy muaj para zgjedhjeve parlamentare, kuvendi miratoi një ligj për ndërtimin e të ashtuquajturës Kulla Ikonike në Tiranë me lartësi 350 metra. Behet fjalë për një investim që kap vlerën e 250 milionë dollarëve dhe që ka si sipërmarrës të projëktit kompaninë “Al Habtoor Investment LLC”, e regjistruar në Emiratet e Bashkuara Arabe, me seli në Dubai.
Mbyllet "pazari" 128 milionë euro për mbetjet në Tiranë
Shoqëria “Integrated Energy B.V” është fituese e koncesionit për ndërtimin e landfillit dhe inceneratorit të Tiranës me vlerë 128 milion euro. Landifilli ekzistues do të rindërtohet brenda 22 muajve e më pas kompania do të nisë ndërtimin e inceneratorit të mbetjeve, ku sipas studimit të fizibilitetit, në të ardhmen djegia e mbetjeve do të prodhopjë energji elektrike.
Punë me bythë
Shikojeni këtë njoftim në tabelën elektronike në Tiranë. U rekomandon drejtuesve të automjeteve që të mos i afrohen sheshit “Skënderbej” sepse…ka shumë trafik. Bashkia e Tiranës sugjeron kështu se një mënyrë e mirë për të shmangur trafikun është të shmangësh akset kryesore të kryeqytetit. Kjo thirrje vjen pak pas përurimit me zhurmë dhe dridhje gjunjsh të sheshit “Skënderbej”, që kushtoi 12 mln €, do të jetë për këmbësorë dhe do t’i japë Tiranës tjetër pamje. Bashkia ia bëri qejfin edhe vetes dhe miqve: e shtoi një parkim.
Bashkia e Tiranës, 174 milionë lekë për kioska për një shërbim që merret edhe nga celulari apo çdo PC
Televizioni Top-Channel promovon sot si lajm kryer në faqen e vet online një lajm lokal për...Bashkinë e Tiranës. Ja se çfarë thuhet në lajm:
Rritja e çmimit të ujit në Tiranë, Mazniku: Ulen shpenzimet familjare. Pas 5 vjetësh ujë i pijshëm në rubinet
Nëkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku, thotë në një prononcim për Top-Channel se ndërhyrja e tanishme sjell ujë të pijshëm në rubinet pas 5 vjetësh.
Veliaj “argumenton” rritjen e çmimit të ujit në Tiranë. Një vit më parë u përfol konçesioni për ujësjellësin
Erjon Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës ka dalë sot në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në “News24” për të sqaruar arsyen e rritjes së çmimit të ujit të pijshëm. Njësoj si në vendosjen e takës së arsimit që është antikushtetuese, kryebashkiaku e ka jusitifikuar çmimin e ri me nevojën e Bashkisë për të marrë kredi në funksion të investimeve për të sjellë 24 orë ujë te konsumatorët.