Tipras
Greqia drejt neutralitetit fetar
Qeveria greke dhe Kisha janë duke përmbyllur një marrëveshje kornizë që do të rregullojë marrëdhëniet mes tyre si ato të karakterit politik ashtu edhe paqartësitë për çështjet e pronësisë.
"Sot ne jemi duke u përpjekur për të hedhur një hap historik përpara për të mirën e shtetit dhe Kishës"-tha Tsipras në konferencën e përbashkët me Kryepeshkopin Jeronimos.