testi
Opozita për luftën kundër trafikut: Kryeministri dhe ministri i Brendshëm të bëjnë testin e drogës
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas konferencës së kryeministrit me policinë e Shtetit. Ai i është përmbajtur qëndrimit të opozitës që sheh kriminalizimin e politikës si përgjegjësi të mazhorancës. “Rama ka rekord të qartë se ka caktuar narkotrafikantët në poste, i ka futur në parlament, i ka bërë kryetarë bashkie, emblema janë Roshët, Bushët, Bardhët, Peçët e tjerë që administrojnë territore të tëra me pushtetin që u ka dhënë Edi Rama. Ligji për dekriminalizimin është në parlament, nise me testin e drogës, ti dhe ministri yt.
Testi i drogës për deputetët, merr shumë “vota” pro online
“Balkanweb”, që është një ndër faqet me trafikun më të lartë në internetin shqip, publikon rezultatet e përgjigjeve ndaj një pyetjeje direkte për lexuesit: A duhet të bëhet testi i drogës për deputetët siç ka propozuar Partia Demokratike? “Balkanweb” e quan këtë sondazh, por në fakt ajo është një test i kufizuar që të lejon gjithsesi të marrësh një perceptim. Përgjigjet janë të tilla që flasin në favor të testit: “Në sondazhin që mori 2338 vota gjithësej, 2000 lexues kanë votuar pro testit të drogës dhe 338 kundër”, shkruan agjencia në fjalë.