Testi i drogës për deputetët, merr shumë “vota” pro online
“Balkanweb”, që është një ndër faqet me trafikun më të lartë në internetin shqip, publikon rezultatet e përgjigjeve ndaj një pyetjeje direkte për lexuesit: A duhet të bëhet testi i drogës për deputetët siç ka propozuar Partia Demokratike? “Balkanweb” e quan këtë sondazh, por në fakt ajo është një test i kufizuar që të lejon gjithsesi të marrësh një perceptim. Përgjigjet janë të tilla që flasin në favor të testit: “Në sondazhin që mori 2338 vota gjithësej, 2000 lexues kanë votuar pro testit të drogës dhe 338 kundër”, shkruan agjencia në fjalë. Për këtë çështje PD-ja u investua, me qëllime të pastra politike dhe diskredituese ndaj drejtuesve të caktuar të PS-së she kryetarit të saj. Ndonëse nuk është e qartë se çfarë penaliteti ligjor sjell provimi i përdorimit të narkotikëve.
Add new comment