te pabese
Dyshimi në media: Komisioni për projektin e Hyrjes te Liqeni, është mbledhur dhe ka vendosur jashtë Shqipërisë
Gazeta “Sot” shkruan se Komisioni qeveritar që do të përzgjedhë projektin fitues të hyrjes në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës, është mbledhur jashtë Shqipërisë. Madje po sipas kësaj gazete, mendohet se është përzgjedhur edhe fituesi. Gazeta citon edhe Sazan Gurin, i njohur gjerësisht si njeri i angazhuar për çështjet mjedisore, e që ka informacione për to. “Prej disa ditësh është përfolur se komisioni do të mblidhej jashtë shtetit. Ka dyshime të forta se komisioni është mbledhur dhe ka përcaktuar projektin fitues.