Dyshimi në media: Komisioni për projektin e Hyrjes te Liqeni, është mbledhur dhe ka vendosur jashtë Shqipërisë

Postuar në 04 Tetor, 2015 17:17

Gazeta “Sot” shkruan se Komisioni qeveritar që do të përzgjedhë projektin fitues të hyrjes në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës, është mbledhur jashtë Shqipërisë. Madje po sipas kësaj gazete, mendohet se është përzgjedhur edhe fituesi. Gazeta citon edhe Sazan Gurin, i njohur gjerësisht si njeri i angazhuar për çështjet mjedisore, e që ka informacione për to. “Prej disa ditësh është përfolur se komisioni do të mblidhej jashtë shtetit. Ka dyshime të forta se komisioni është mbledhur dhe ka përcaktuar projektin fitues. Si mundet që të bëhet një gjë e tillë me mungesë të plotë transparence? Një veprim i tillë ngre shumë dyshime. Pse u fshihet qytetarëve një gjë e tillë?”, është shprehur dje Guri në një prononcim për gazetën. Projekti u prezantua menjëherë pas zgjdhjeve me pabesinë tipike socialiste të Erjon Veliajt dhe Edi Ramës, por u shty edhe për shkak të kundërshtimit të qytetarëve. Mbetet spekulim nëse komisioni është mbledhur apo jo, por fakt është se ai ishte lajmëruar për t’u mbledhur në datën 4 shtator. 

http://www.sot.com.al/politike/mblidhet-në-fshehtësi-jashtë-shtetit-komisioni-për-betonizimin-e-parkut-të-liqenit

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

E Ka bo ATELIER ALBANIA. I TUF TKORRUPTUMISH. JAN MBLEDH NE BELGJIKE E MA PAS NBERLIN. Ka marr fund. Do fillojn ndertimet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.