te fortet
Shembulli i forcës me "luksin e pajustifikuar" nis me 12 raste në prokurori
Ashtu si 4 vjet më parë, por tani me një qeveri tërësisht të “rracës”së vet politike dhe me të njëjtin kryeministër socialistët e fillojnë mandatin e dytë si luftëtarë të paligjshmërisë dhe me një qasje që bie ndesh me forcën e shembullit siç i pëlqen kryeministrit të thotë, por me shembullin e forcës. Shembullin e forcës përballë “të fortërve” që lëvizin me makina luksoze dhe nuk justifikojnë pasuritë e tyre.
Banalizmi i qeverisjes - nuk duhet një i "fortë" kundër të fortëve
Sa ditë duhen për programin e ri qeverisës të qeverisë së Edi Ramës? Nëse nisemi nga fakti se prioritetet e shpallura janë asgjë më shumë sesa disiplinim i administratës, ndërhyrjet e pritshme nuk lidhen edhe aq me tregun apo me ekonominë direkte.
Mediat dhe fushata parazgjedhore
Fushata parazgjedhore ka filluar. Varësisht nga intereset e tyre ekonomike e partiake, mediet shqipe po shpërdorojnë fjalën, zërin dhe fotografinë. Qytetarët, si asnjëherë më parë, janë të rrezatuar e të rrezikuar nga propaganda dhe nga lajmi i rremë. Në këtë trajtesë do sjellë në pah disa «modele» që ndikojnë në ndërtimin e opinionit publik si dhe në bindjet e individëve. Sot këto modele, janë duke u zbatuar me turr nga fanatikë të partive politike, por të mbeshtjellur me pëlhurën e gazetarisë së pavarur.
1. Band – Wagon – effect
Shënim: Klient i një 5%
Viti 2013 nuk është larg. Në kuptim kalendarik jo. Kanë kaluar vetëm 2 vjet. Por në kuptimin politik e administrativ për Shqipërinë ai mundet të jetë shumë larg. Një qeveri që u votua e rivotua me shumicë, një kryeministër që arriti madje, për pervëersion të vlerave të shoqërisë, të kthehej në gati një model gjithafarësh për një pjesë të shoqërisë, është sot në kuotat më të ulëta. E shpërfytyruar, me imazh të rrënuar, që me heshtjen e vet, po i bën transparencë korruptimit total që e ka metodë por edhe qëllim të ekzistencës së vet.
Meidani: Rama minimumi të kërkojë falje për futjen e të fortëve në parlament dhe PS
Ish sekretari i përgjithshëm i PS dhe ish presidenti Meidani, ka reguar sot në Panorama me një shkrim mbi depërtimin e të fortëve në PS. Rexhep Meidani beson se kryetari Rama duhet të kërkojë falje për këtë dukuri, më e pakta. “Sipas statutit të PS-së, nëse përzgjedhja do të realizohej nga anëtarët e partisë me anë të diskutimit e përzgjedhjes prej tyre në bazë (dhe më tej “kolaudim-votimit” në strukturat drejtuese të partisë) apo, akoma, me anë të zbatimit të parimit “një anëtar, një votë”, përgjegjësia kryesore do të ishte e vetë anëtarësisë së partisë”, thotë Meidani.
Shënim: Na zbardhni marrëveshjen që keni bërë me të Fortët!
Çështja e fundit e Lagunës së Patokut ka risjellë në vëmendje kontratën e politikës me njerëz extrapolitikë; shërbimin reciprok që bëhet në kësi rastesh, por që nuk mund të shmangë me sa duket eksese të tilla me pasoja. Por - sepse ka përherë një Por - ka një sens realizmi në këtë marrëveshje që bën politika me botën e krimit. Këtë "Por", është përpjekur ta sqarojë në gazetën e Koço Kokëdhimës, Arben Rrozhani, i cili thotë se kjo erdhi prapë për faj të Saliut. “Jo vetëm në pushtetin qendror, vendor, por edhe në Gjyqësor dhe Legjislativ.