tamponet

Shqiptarçe si përherë/Tani edhe tamponët po bëhen me mik

Postuar në 05 Nëntor, 2020 16:57

Ministria e Shëndetësisë raporton në përditmëri se numri i tamponeve të kryer për gjurmimin epidemiologjik të të sëmurëve me CoVid-19 është rritur. Sot p.sh numri i tamponeve është 1744, ndërkohë që numri i rasteve të reja është 421. Në këto shifra përfshihen edhe tamponimet e klinikave private dhe raporti tamponim – infektim vazhdon të zhvendoset drejt uljes. P.sh më herë është thënë se gjurmimi quhet i mjaftueshëm kur shifra e tamponimeve është 10 herë më e lartë se ajo e infektimeve.

Më në fund pranohet shtimi i tamponëve për të parandaluar përhapjen e COVID-19

Postuar në 19 Gusht, 2020 22:10

 

Shqipëria është një vend i vogël dhe me resurse të pakta për të përballuar fatkeqësi si pandemia nga coronavirusi “me forcat e veta”, dhe aq më tepër, me strategji të sajën. Kjo vlen dhe për shumë vende të tjera edhe të mëdha. Në këto raste janë udhërrëfyese Udhëzimet dhe protokollet e OBSH si dhe përvoja për këtë rast e vendeve shumë të zhvilluara si ekonomikisht ashtu dhe në aspektin e shëndetësisë. 
  

CoVid-19, a po kryhet si më parë hetimi epidemiologjik?

Postuar në 29 Qershor, 2020 12:05

Prej dy javësh tashmë, Instituti i Shëndetit Publik raporton raste të shtuara të të prekurve me koronavirus. Sot p.sh numri i të konfirmuarve si poozitivë është 64, kurse dje 72. Në vijimësi të ditëve të fundit shihet se kurba e të prekurve është stabilizuar mbi mesataren e numrit të të prekurve gjatë karantinimit dhe fillimit të epidemisë.

Ndërron sërish OBSh, rregulla të reja për simptomatikët. Nuk duhen më dy tamponë

Postuar në 20 Qershor, 2020 21:46

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ndryshuar sërish udhëzimet e veta për pacientët e prekur nga koronavirusi. Sipas kësaj organizate nuk ka më nevojë për dy tamponë negativë në mënyrë që dikush të konsiderohet i shëruar dhe të dalë nga izolimi. Për OBSh-në tashmë mjaftojnë tri ditë pa simptoma. Konkretisht izolimi përfundon sipas këtyre kritereve:

Për pacientët simtomatikë 10 ditë izolim dhe të paktën edhe tri ditë shtesë pa simtoma përfshirë këtu që nuk duhet të kenë temperaturë dhe simptoma respiratore.

Janë 17 respiratorë në Tiranë. Ministrja Manastirliu thotë se priten edhe 104 brenda prillit

Postuar në 30 Mars, 2020 22:28

Në Tiranë janë në funksionim 17 respiratorë në spitalin infektiv nga të cilët 4 janë në funksionim me pacientë të prekur mga Co Vid-19. Shifrën e ka përmendur sot ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë një interviste televizive. 

Subscribe to RSS - tamponet