taksat
Shënim: Shifrat zyrtare të turizmit dhe një llogari e vogël
Ministri (edhe i) Turizmit Arben Ahmetaj deklaroi se fundi se frekuentimi turistik këtë vit pritet të kapë shifrën e 3.5 milionë vizitorëve. Një numër jo i madh krahasuar me vendet e rajonit, por më shumë se vitet e tjera për Shqipërinë. Loja me deklarime shifrash çdo sezon turistik është e vjetër në Shqipëri, dhe është luajtur rëndom nga ministrat e linjës. Por në rastin konkret, Ahmetaj është dhe ministër i Zhvillimit Ekonomik dhe veç kësaj, prononcohet edhe për çështje që i takojnë kolegut të Financave, siç janë kasat fiskale, evazioni etj.
Deri në fund kundër informalitetit dhe evazionit
Beteja kundër informalitetit dhe evazionit do të shkojë deri në fund. Kështu ka deklaruar sot Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me drejtues të administratës doganore dhe tatimore, përpara fillimit në shtator të operacionit kundër informalitetit. “Duhet marë drejtpërdrejtë mesazhi i qeverisë shqiptare, e cila, është e vendosur t’i shkojë deri në fund kësaj beteje të re që nuk është një aksion në vazhdën e radhës së një tradite të vjetër të tatimeve dhe doganave, por një aksion që do t’i shkojë deri në fund informalitetit”, tha Rama.
"Editoriali i zhgënjimit"/Kontrata: Nuk ju kemi ngarë, ndaj mos na ngisni
Si duhet kuptuar aksioni i paralajmëruar i qeverisë kundër informalitetit? A do t’i ngjajë ai aksionit për energjinë elektrike, i cili penalizoi vetëm kategorinë më të varfër të shqiptarëve? Është ende herët për ta thënë, por ka disa sinjale që flasin se sërish në qendër të goditjes do të jenë më të vegjlit, më të pambrojturit dhe ata që mund të ndëshkohen për një gabim të vetëm, ndonëse detyrimet i shlyejnë. Jemi në fushën e hamendësimeve, por kur vjen puna tek ekonomia, çdo deklaratë e qeverisë krijon efekte psikologjike.
Buxhuku: Biznesi vendas kërkon ulje taksash, rritja solli vetëm informalitet
Biznesi vendas i bën apel qeverisë që të rishikoj nivelin e taksave pasi të dhënat e fundit tregojnë se rritja e tyre nuk u pasua me rritjen e te ardhurave, por me shtimin e evazionit. Administratori i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, deklaron se ulja e të ardhurave nga TVSH-ja dhe akciza tregon se politikat e ndërmara nuk kanë funksionuar. Sipas tij: "Rritja e taksave nuk ka sjellë më shumë të ardhura në buxhet, por vetëm ka rënduar biznesin dhe ka rritur evazionin".