Deri në fund kundër informalitetit dhe evazionit
Beteja kundër informalitetit dhe evazionit do të shkojë deri në fund. Kështu ka deklaruar sot Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me drejtues të administratës doganore dhe tatimore, përpara fillimit në shtator të operacionit kundër informalitetit. “Duhet marë drejtpërdrejtë mesazhi i qeverisë shqiptare, e cila, është e vendosur t’i shkojë deri në fund kësaj beteje të re që nuk është një aksion në vazhdën e radhës së një tradite të vjetër të tatimeve dhe doganave, por një aksion që do t’i shkojë deri në fund informalitetit”, tha Rama. Ai ka apeluar që trupa e administratës tatimore dhe doganore t’i qëndrojë larg sjelljeve antiligjore. “Nuk dëshirojmë që sjellja e papërshtatshm, qasja e padenjë, veprimet e paligjshme që kanë karakterizuar historikun e kësaj trupe të bëhen arsye që të ndajnë nga rruga e kësaj beteje këdo prej jush. Dihet prej 20 e ca vitesh që informaliteti i ekonomisë tonë s’është thjesht produkt i sjelljes së atyre që bëjnë biznes, por edhe i qasjes së adminsitratës doganore dhe tatimore. Kryefjala e këtij kapitulli të ri, në aleancë me konsmatorin dhe bizneset që paguajnë, është beteje kundër biznesve që grabisin dhe nuk paguajnë taksat që do të nevojiteshin për të investuar në rrrugë, shkolla, m projekte për shtetin shqiptar. Fitorja e kësaj beteje është e barabartë me ulje taksash e rritje rrogash. Ulja e informalitetit është e barabartë me një hov të ri zhvillimi ekonomik e social”, tha Rama.
Add new comment