Tahiri. siguria
Nga ndryshojnë?!
E vënë me shpatulla për muri për defiçencën në çështjet e sigurisë, sidomos pas ngjarjes në Rinas qeveria po përpiqet ta kalojë lumin me sa më pak kosto ndonëse edhe vetë e ka kuptuar batakun ku ndodhet sa i përket sigurisë në aeroportin e vetëm ndërkombëtar të vendit.
Sandër Lleshaj, kanakari i kryeministrit doli në një konferencë për shtyp ku duket sikur nxori nga xhepi letrat e zhubrosura të ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri i njiohur ndryshe si kampioni i qeverisë Rama 1, i cili po ashtu u përball me të njëjtën situatë 3 vjet më parë.