Nga ndryshojnë?!
E vënë me shpatulla për muri për defiçencën në çështjet e sigurisë, sidomos pas ngjarjes në Rinas qeveria po përpiqet ta kalojë lumin me sa më pak kosto ndonëse edhe vetë e ka kuptuar batakun ku ndodhet sa i përket sigurisë në aeroportin e vetëm ndërkombëtar të vendit.
Sandër Lleshaj, kanakari i kryeministrit doli në një konferencë për shtyp ku duket sikur nxori nga xhepi letrat e zhubrosura të ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri i njiohur ndryshe si kampioni i qeverisë Rama 1, i cili po ashtu u përball me të njëjtën situatë 3 vjet më parë.
Si njëri si tjetri bënë të njëjtën akuzë, drejtuan gishtin nga konçesionari për mungesën e sigurisë në Rinas, duke larë duart me argumentin se kanë përpiluar shkresa, por askush nuk është përgjigjur.
Sajmir Tahiri 04 shtator 2016
Policia me shkresa të panumërta i ishte drejtuar aeroportit duke i thënë, duhet të merrni masa për kamerat e sigurisë në derën ku ndodhi grabitja. Duhet të merrni masa për rrethimin. Duhet të merrni masa për sinjalizimin në rast se dera hapet në mënyrë të paligjshme, duhet të merrni masa pse jo edhe për bllokimin e derës dhe hapjen automatike të saj, siç ndodh në cilindo vend të botës. Dhe kemi marrë përgjigje negative, ku jo vetëm nuk pranohet kërkesa e policisë por ku theksohet që ruajtja e perimetrit është detyrë e kompanisë private që paguhet miliona euro.
Sandër Lleshaj 10 Prill 2019
Nga analiza e deritanishme, rezulton se nuk kanë funksionuar aspak mekanizmat e sigurisë që janë nën përgjegjësinë e kompanisë koncensionare të aeroportit. Kompania kineze që ka koncesionin e aeroportit të Rinasit ka dështuar të përmbushë përgjegjësitë e saj për garantimin e parametrave të sigurisë fizike. Koncesionari jo vetëm që ka refuzuar zbatimin e kërkesave të shumta dhe të herëpashershme të Policisë së Shtetit për marrjen e masave në drejtim të sigurisë fizike, por në shumë raste as nuk ka denjuar të kthejë qoftë edhe përgjigjet formale për korrespondencën përsëritur zyrtare.
Comments
Politike lakrash
Ne fillim mediat e Rilindjes dhe katoliket qe Joz Topallja zbriti ne Tirane nga Mirdita dhe Dukagjini si nepunes, na e profilizonin si nje njeri te shkelqyer, me kulture dhe civilizim gjerman, packa se Sander Leshi kish lindur ne Mirdite por, vetem pse kishte bere nje kurs ne Gjermani ai (Sandri) do te na e bente Shqiperine ashtu sic e duam, njesoj si Rajhu I trete.
Me sa po shohim Sandri na ka zbritur6ne Tirane, (ndryshe nga Jozi) dhe dhuruar, jo civilizimin German por traditen e Kanunit te Fisit te tij Kristian pelazgo Illyr. Shpresojme se Marim Mema do ti kushtoj nje emision. Si dikur Hoxhes fshatar nga Tujani me titull "nje hoxhe ndryshe". Emisionin kushtuarLeshit " nje min ndryshe".
Add new comment