syzet
Ky ka qenë president i Republikës, mban "syze satelitore"
Pak kohë më parë, ish presidenti Bamir Topi, ka bërë të ditur, madhështinë dhe sidomos veçantinë e syzeve të diellit, që ai disponon. Në një intervistë në mes të ullishtes së banesës së tij, ish presidenti Topi, i ka deklaruar gazetares Bieta Sulo, se këto syze të rralla i shkojnë shumë formatit të tij. Mendohet se syzet e Bamir Topit janë prodhim limited edition (prodhim i limituar). Në të gjithë botën janë bërë vetëm njëqind syze të tilla. Në Ballkan, këto syze, pëveç Bamir Topit, i disponon edhe Tom Doshi dhe Nikola Gruevski.
Drejtesia me syzet e Xhisielës (Video)
Ka një kundërthënie logjike në pretendimet që ka mazhoranca për çështjen e shumëpërfolur të Xhisiela Malokut dhe dyshimeve nëse është kërcënuar ish-oficeri Emiljano Nuhu për të mos arrestuar djalin e deputetit socialist Rahman Rraja. Eksperiza mjeko-ligjore provoi ushtrimin e dhunës në kufijtë e torturës dhe kjo penalizoi 24-vjeçarin që gjithsesi u la në burg vetëm për përndjekje.
Jo vetëm çështje bandash! (Video)
Sajmir Tahiri doli sërish në një konferencë për të sqaruar edhe njëherë pozicionin e tij mbi kërkesën për arrestim nga Prokuroria. Ish-ministri i Brendshëm paraqiti një dokument të prokurorisë së Katanias, që sipas tij vërteton se ai nuk ka qenë nën hetim nga autoritetet italiane.
Sipas Tahirit, kjo është një provë e vogël e pastërtisë së tij përballë akuzave që i quajti baltë politike të atyre që "duan të justifikojnë llumin e vjedhjeve e vrasjeve në 25 vjet të qëndrimit të tyre në politikë"
La syzet në dysheme, njerëzit i morën për “vepër arti”
Ka ndodhur në Muzeun e Arteve Moderne në San Françisco. Një 17 vjeçar la syzet në dysheme dhe vizitorët i interpretuan si art. “Njerëzit nisën t’i shikonin, mbanin një distancë sigurie nga “vepra e artit” dhe disa prej tyre bënin fotografi”, raporton “Independent”. Më tej ironia: “Adoleshenti e postoi në tëitter këtë moment më 24 maj dhe tashmë ka marrë 45 mijë shpërndarje, duke e bërë kështu vetë ngjarjen një lloj arti modern në vetvete”, shton gazeta britanike. Pra është mirë që të gëzohemi kur vërtet na pëlqen ajo që shohim, e jo se kështu dukemi modernë.