La syzet në dysheme, njerëzit i morën për “vepër arti”
Ka ndodhur në Muzeun e Arteve Moderne në San Françisco. Një 17 vjeçar la syzet në dysheme dhe vizitorët i interpretuan si art. “Njerëzit nisën t’i shikonin, mbanin një distancë sigurie nga “vepra e artit” dhe disa prej tyre bënin fotografi”, raporton “Independent”. Më tej ironia: “Adoleshenti e postoi në tëitter këtë moment më 24 maj dhe tashmë ka marrë 45 mijë shpërndarje, duke e bërë kështu vetë ngjarjen një lloj arti modern në vetvete”, shton gazeta britanike. Pra është mirë që të gëzohemi kur vërtet na pëlqen ajo që shohim, e jo se kështu dukemi modernë. Nisur nga reagimi p.sh me ndërhyrjet në hyrjen e kryeministrisë, mund të thuhet se indiferenca ndonjëherë të shpëton nga këto shfaqje budallallëku që shndërrohet në “art modern”.
http://www.independent.co.uk/arts-entertainment/art/news/a-pair-of-glass...
Add new comment