strehimi politik
Avokati i gulenistit turk të deportuar: Kërkoi strehim politik dhe iu refuzua
Avokati i shtetasit turk të deportuar sot në Turqi tha për Zërin e Amerikës se ai kishte kërkuar azil politik, por i ishte refuzuar nga autoritetet shqiptare.
Avokati i shtetasit turk Harun Çelik, i cili dje është deportuar drejt Turqisë, i tha Zërit të Amerikës se veprimet ndaj klientit të tij janë në shkelje të ligjit dhe se prokuroria duhet t’i hetojë këto veprime të paligjshme.
Oferta nga Beogradi/Vuçiç siguron Edi Ramën për strehim politik në Serbi
Burime nga ambasada shqiptare në Beograd bëjnë me dije se presidenti serb Aleksander Vuçiç i ka dërguar me iniciativë të vet, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama garancitë shtetërore për strehim politik, apo strehim të përkohshëm, të drejtë kalimi tranzit në Serbi në çdo kohë. Burimet thonë se qeveria shqiptare nuk ka kthyer asnjë përgjigje, duke krijuar paqartësi mbi arsyen e kësaj oferte nga Beogradi, kur dihet fare mirë se destinacioni i parë i kryeministrit Rama është Turqia. Bëhet e ditur se z. Rama dhe z. Vuçiç kanë miqësi personale.