Avokati i gulenistit turk të deportuar: Kërkoi strehim politik dhe iu refuzua
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2020/01/A35E6A09-9D0C-4A9A-A6AE-DB631B2D5181_2020_01_02_21.jpeg?itok=Vs4GKA6T)
Avokati i shtetasit turk të deportuar sot në Turqi tha për Zërin e Amerikës se ai kishte kërkuar azil politik, por i ishte refuzuar nga autoritetet shqiptare.
Avokati i shtetasit turk Harun Çelik, i cili dje është deportuar drejt Turqisë, i tha Zërit të Amerikës se veprimet ndaj klientit të tij janë në shkelje të ligjit dhe se prokuroria duhet t’i hetojë këto veprime të paligjshme.
Sipas avokatit Alban Bengasi, 42-vjeçari Çelik, me profesion mësues, i kishte deklaruar përfaqësuesit të tij ligjor se ishte larguar nga Turqia si mbështetës i lëvizjes Gylen për shkak të kërcënimeve ndaj jetës së tij.
Avokati tha se “zoti Çelik u kërkoi zyrtarëve azil politik por kjo iu refuzua nga autoritetet e policisë së burgjeve.”
raporton media në fjalë.
Policia e Shtetit ka mohuar të ketë informacione për një vendim të këtillë duke iu përmbajtur akuzës së falsifikimit të dokumenteve.
Add new comment