Oferta nga Beogradi/Vuçiç siguron Edi Ramën për strehim politik në Serbi
Burime nga ambasada shqiptare në Beograd bëjnë me dije se presidenti serb Aleksander Vuçiç i ka dërguar me iniciativë të vet, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama garancitë shtetërore për strehim politik, apo strehim të përkohshëm, të drejtë kalimi tranzit në Serbi në çdo kohë. Burimet thonë se qeveria shqiptare nuk ka kthyer asnjë përgjigje, duke krijuar paqartësi mbi arsyen e kësaj oferte nga Beogradi, kur dihet fare mirë se destinacioni i parë i kryeministrit Rama është Turqia. Bëhet e ditur se z. Rama dhe z. Vuçiç kanë miqësi personale. Presidentit serb i ka bërë përshtypje ndër të tjera edhe dhurata për ditëlindje që z. Rama i bëri në marsin e vitit të shkuar.
Add new comment