status

Basha: Tahiri ka fakte që implikojnë Ramën

Postuar në 19 Tetor, 2017 13:25

PS ka vendosur një status neutraliteti ndaj Tahirit, pas përgjimeve në dosjen Habilaj ku përmendet emri i ish-ministrit të Brendshëm. As mbrojtje dhe as distancim i qartë, qëndrim që hamendësihet se  është i kushtëzuar nga marrdhënia e Edi Ramës me ish-ministrin e tij, njëkohësisht edhe drejtues i Partisë Socialiste të Tiranës.

Berisha nxjerr listën e drejtorëve të Policisë që dalin nga "fshati" i ministrit

Postuar në 19 Gusht, 2016 11:04

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një listë të gjatë me emra të krerëve të Policisë Shqiptare duke theksuar se “Të gjithë drejtuesit, çunat e krimit jane nga kryeqyteti europian i Kanabisit, Tepelena!”

Statusi i Berishës:

Ja se si Shqiperia perfundoi ne Kanabistan!
Te gjithë drejtuesit, çunat e krimit jane nga kryeqyteti europian i Kanabisit, Tepelena!

Britania me status të veçantë në BE, marrëveshje e fituar me “dhunë”

Postuar në 20 Shkurt, 2016 09:33

Udhëheqësit e vendeve të Bashkimit Europian janë dorëzuar para presionit të vazhdueshëm të Britanisë për të ndryshuar statusin e ishullit brenda Unionit në këmbim të qëndrimit të saj në BE. Bisedimet që zgjatën më shumë se 30 orë në Bruksel përfunduan me një marrëveshje të re që i jep Britanisë një status të veçantë brenda Bashkimit Europian.

Doda jep arsyet pse s’u pranua drafti i saj për lustracionin: Spiunët kanë status të veçantë në PD

Postuar në 11 Shtator, 2015 10:01

Deputetja e PD, Mesila Doda, thotë për gazetën “Shqip” se një nga arsyet se përse nuk u pranua drafti i saj dhe Shpëtim Idrizit të PDIU për lustracionin, është se spiunët janë kudo në administratë dhe politikë. “Spiunët në politikën shqiptare dhe administratën e lartë shtetërore janë kudo dhe gëzojnë mbrojtje speciale. E kotë të bëjnë sot politikanët dhe shoqëria civile sikur nuk interesohen, sepse e pamë shqetësimin e tyre dhe sulmin e gjithanshëm kur depozituam ligjin që i hiqte xhelatët nga politika dhe ekzekutivi.

Kryeministri: E prishëm që ta bëjmë më të bukur. Kërkon heshtjen e PD-së

Postuar në 26 Gusht, 2015 13:46

Ky është postimi i kryeministrit për aktin vandal dhe të pabesë të prishjes së Kishës së Shën Thanasit në Dhërmi. Ju ftojmë ta lexoni:

Është e pabesueshme edhe për mua që ka kohë që nuk çuditem nga ushqimi i paçertifikuar që Partia Demokratike u jep përditë shqiptarëve, njësoj si ato thertoret e kthesës së Kamzës të cilat shisnin mish të therur në kohë reale mes baltës e gjakut.

Z. Veliaj, jemi më shumë se “lypësa faqezinj”

Postuar në 24 Gusht, 2015 19:47

Ndërsa po shikoja faqen e rrjetit social “Facebook” të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për të parë arritjet më të fundit të këtij institucioni, papritmas më tronditi një nga fotoalbumet që pashë. Bëhet fjalë për një sërë fotografish ky Veliaj shihet duke lyer muret e një çerdheje apo kopshti i shoqëruar me fëmijë.

Subscribe to RSS - status