smolensk

Smolensk, mendohet se janë gjetur mbetjet e gjeneralit Gudin të ushtrisë së Napoleonit

Postuar në 10 Korrik, 2019 15:10

Një ekip arkeologësh francezë dhe rusë deklarojnë se kanë gjetur në Smolensk mbetjet e gjeneralit francez të kohës së Napoleon Bonapartit, Charles Etienne Gudin, emri i të cilit është shënuar në Harkun e Triumfit në Paris. Gudin kishte njohje personale me Bonapartin dhe ai u vra në betejë më 22 gusht 1812 në moshën 44 vjeçare. Pas vdekjes, zemra e tij u hoq nga trupi dhe u çua në Paris për t’u vendosur në varrezën pariziene në Pere Lachaise.

Subscribe to RSS - smolensk