skena
Leonard Cohen - madhështia e thjeshtësisë
Ka ndodhur shpesh që njerëz të mëdhenj të jenë vlerësuar më shumë pasi kanë vdekur, sesa kur kanë qenë gjallë. Për shembull, sa qenë gjallë, Leon Tolstoit nuk iu dha çmimi Nobel për letërsi, po ashtu, Gandit nuk iu dha çmimi Nobel për paqe. Më duket se edhe muzikantit dhe këngëtarit Leonard Cohen nuk iu dha vendi i merituar midis më të mëdhenjve të muzikës botërore.
Media është fajtori
Mustafa Nano, në një shkrim në gazetën Shqip, ngrinte me të drejtë një shqetësim mbi arsyet pse shoqëritë e sotme po shkojnë tatëpjetë e turmat duken se po budallepsen çdo ditë e më shumë. Z. Nano shtron një pyetje që shqetëson kudo njerëzit e mendjes: A është vërtetë realiteti kaq i keq, apo është media që na e nxin, dhe prej këtej, a është media fajtori për këtë realitet apo ajo është thjesht pjesë e tij.