siri carcani
Histori e gjatë me hashashin në Shqipëri
Një e dhënë kurioze nga arkivat shqiptare na jep një mundësi për ta parë çështjen e hashashit si dukuri të shtrirë në kohë dhe në kulturën shqiptare. Më poshtë po përcjellim një dokument të vitit 1956, që konsiston në një urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm, Siri Çarçani, për ndalimin e shitjes së hashashit(hashishit), referuar Kodit Penal, por edhe kërkesave të Ministrisë së Shëndetësisë që nënvizonte se lënda në fjalë është e dëmshme për shëndetin e fëmijëve.