Histori e gjatë me hashashin në Shqipëri
Një e dhënë kurioze nga arkivat shqiptare na jep një mundësi për ta parë çështjen e hashashit si dukuri të shtrirë në kohë dhe në kulturën shqiptare. Më poshtë po përcjellim një dokument të vitit 1956, që konsiston në një urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm, Siri Çarçani, për ndalimin e shitjes së hashashit(hashishit), referuar Kodit Penal, por edhe kërkesave të Ministrisë së Shëndetësisë që nënvizonte se lënda në fjalë është e dëmshme për shëndetin e fëmijëve.
E paqartë sot se për çfarë u jepnin fëmijëve hashish, por sidoqoftë njoftimi jep një fragment interesant për ta kontekstualizuar punën e narkotikëve mes shqiptarëve që në vitet ’90 u shfaqën si axhamij dhe oshënarë në këtë punë.
Add new comment