Silvio Berluskoni
Rikthimi i Berluskonit, e djathta e mbështet për president
Ekuilibri i brishtë politik në Itali është lëkundur sërish. Data 24 janar shënon afatin e fundit kur Parlamenti duhet të votojë për presidentin e ri. Por klasa politike italiane nuk e ka ende një emër.
Zgjedhjet në Itali janë një proces i errët, që përfshin votime të fshehta që historikisht shpalosen përmes marrëveshjeve në prapaskenë mes ligjvënësve të lartë. Megjithatë, liderët politikë po luftojnë për t’i arritur këto marrëveshje dhe për t’i bindur anëtarët e partisë së tyre të bien dakord.