siguria kibernetike
Vërejtje nga maxhoranca dhe opozita për ligjin e ri të sigurisë kibernetike
Maxhoranca dhe opozita në Komisionin e Integrimit u shprehën skeptikë për zbatimin e projektligjit për sigurinë kibernetike dhe shprehën shqetësimin se ai nuk është në përputhje me Kushtetutën. Kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku, ka akuzuar AKCESK (Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë kibernetike) se nuk është konsultuar me institucionet e pavarura të drejtësisë, për përfshirjen e tyre në sistemin e ri modern që do të mbrojë strukturat nga sulmet virtuale.
Çfarë është më serioze: Mbledhja e Këshillit të Sigurimit në Tiranë, apo hetimi për trukim ndeshjeje në Kosovë?
Sot në Tiranë është mbajtur një mbledhje shumë e rëndësishme: “Gjendja e sigurisë kibernetike dhe masat e marra për forcimin e mbrojtjes kibernetike në Republikën e Shqipërisë”. Janë mbledhur aty shumë njerëz të rëndësishëm që kanë folur për aktivitete hibride të Iranit, ndaj të cilave do merren padyshim masa serioze, si vetë lajmi që po raportojmë. Dëgjoni sesi flet kreu i Këshillit të Sigurimit KombëtaNë r, Presidenti Bajram Begaj. Ai po lexon një letër, i emocionuar dhe gati sikur t’ia kenë diktuar.
Siguria kibernetike, drejtori i FBI-së, Comey: Njeriu, faktori më i ekspozuar
Drejtori i Byrosë Fedrael të Hetimit në SHBA, James Comey, është duke mbajtur një fjalë në konferencën për sigurinë kibernetike në Boston College. Ai ka paraqitur aktorët kërcënues në këtë botë të internetit që jetojmë, duke vënë theksin te faktori njeri. Comey ka folur për nevojë e inxhenierisë sociale, “për të kuptuar sesi njerëzit mendojnë”, pasi njeriu sipas tij, afekton të gjithë higjenën e sistemit. Comey ka shtuar se terroristët nuk janë ende në gjendje që ta përdorin internetin si armë shkatërrmi, “ashtu siç logjika na e thotë se do të ndodhë”.
Siguria kibernetike, thembra e Akilit për SHBA. Nga avantazh strategjik, interneti dhe teknologjia po kthehen në sfidë themelore
Siguria kibernetike konsiderohet së fundmi si thembra e Akilit për sigurinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Administra Obama e ka ngritur këtë shqetësim në nivelin më të lartë dhe Presidenti amerikan deklaroi para pak ditësh se “siguria e Amerikës do të thotë edhe të përmirësosh sigurinë online”. Në një shkrim të revistës “Foreign Policy”, shkruhet se ai që deri më dje konsiderohej si avntazh strategjik, sot po kthehet në kërcënimin kryesor. Interneti me të gjitha shërbimet që derivojnë prej tij, e kanë kthyer SHBA-në në qendër sulmesh globale, të cilat sa vijnë e sofistikohen.