Shqiperia
Jetojnë të dy në vila, por rrëfejnë dy Shqipëri të ndryshme
Fushata elektorale ka nisur. Dhe është tërësisht skematike. Kryeministri që nuk dihet nëse do apo jo një mandat të tretë, apo do një mandate të parë bashkëqeverisjeje, flet për miliarda euro invetime, për projekteve të mëdha, rimëkëmbje dhe rindërtim, ndërkohë që kullat e miqve të tij dhe resortet e të njëjtëve në bregdet lulëzojnë si shprehje e një luksi parazitar. Edi Rama ka nisur fushatën në emër dhe për mirëqënien apo zhvillimin që ka imagjinuar gjatë këtyre viteve.
Vend interesant apo palaço? Drejtojmë OSBE-në, por reformën zgjedhore na e urdhërojnë të tjerë
Duket se ambasadores amerikane në Tiranë i eci fjala edhe kësaj radhe. Po të besojmë bufonin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reforma zgjedhore do të përfundojë brenda 31 majit. Pas takimit me Yuri Kim, Basha tha:
Loja bajate me komplotin serb ndaj Shqipërisë
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka folur në një intervistë televizive për lloj – lloj zhvillimesh dramatike që pritet të ndodhin në Shqipëri. Sipas tij ka ndërkombëtarë që janë bërë palë me Edi Ramën, ka ekspertë që deformojnë reformën në drejtësi, ndërkohë që ka edhe një përpjekje për të destabilizuar Shqipërinë.
Lodrat seksuale në Shqipëri, 50% e blerjeve nga Kosova
Karantina ka rritur dëshirën për të blerë lodra seksi edhe në Shqipëri. Izolimi shtoi dëshirën për të përjetuar kënaqësi personale, por edhe në çift nëpërmjet lodrave të seksit. Në një intervistë për Tvt.al, administratorja L.F. e dyqanit më të madh të shitjeve të këtyre produkteve, thotë se shqiptarët po përpiqen gjithnjë e më shumë të eksplorojnë kënaqësinë seksuale. Një tjetër detaj që po ndryshon në konceptin e shoqërisë sonë është fakti se është përmbysur bilanci i klientelës mes gjinive, ku 60% e blerësve së fundmi janë femra.
Si mund të zhvillohen tregjet e kapitalit
Vendimi në Kosovë, një shembull tjetër për nevojën e largimit të Dvoranit nga sistemi
Vendimi i sotshëm i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës risjell në vëmendje rëndësinë e një institucioni të pavarur që garanton interpretimin final të Kushtetutës. Ka ndodhur një gjë shumë e rëndësishme: në Kosovë u rrëzua qeveria me një një manovër politike që mban era puç. Puç sepse më tepër sesa zgjidhje e një krize, largimi i LDK-së nga aleanca me VV-në shfrytëzoi një pretekst të provokuar.
A është e përshtatshme për Shqipërinë ndjekja e modelit italian edhe për hapjen?
Po bëhet përditë e më e qartë se në marrjen e masave kundër pandemisë, qeveria shqiptare po ndjek thuajse hap pas hapi modelin e Italisë. Po të heqim faktin se qeveria shqiptare reagoi shumë shpejt në mbylljen e shkollave dhe kopshteve, aplikimin e karantinës së plotë, në aspektin e menaxhimit të situatës në vazhdim ajo ndoqi thuajse identikisht Italinë.
Një e dhënë nga Italia që përforcon mendimin se CoVid-19 ka qenë në Shqipëri në shkurt
Mendimi i mjekëve shqiptarë se virusi CoVid-19 ka qenë prezent që në shkurt në Shqipëri gjen një konfirmim të tërthortë nga Italia. Corriere della Sera shkruan se koronavirusi është identifikuar në Lombardi të paktën që në 26 janar 2020 dhe në këtë periudhë vlerësohet se ka patur 1200 të infektuar në zonë. Nga kjo datë deri më 21 shkurt kur u deklarua rasti i parë pozitiv në Codogno ka kalur një muaj fatal gjatë të cilit virusi është përhapur masivisht dhe pa asnjë kontroll.
Shqipëria do përfitojë falas medikamentin japonez, Avigan, i provuar si efektiv kundër CoVid-19
Qeveria japoneze do të ofrojë falas për Shqipërinë ilaçin Avigan që po përdoret tek pacientet me Covid-19 nga disa vende dhe po jep rezultate pozitive.
Lajmi është konfirmuar zyrtarisht dhe theksohet se Shqipëria është në listën e 20 shteteve që do të ndihmohet në këtë periudhë të vështirë ku Covid-19 ka “pushtuar” botën duke marrë mijëra jetë.
17 raste të reja me CoVid-19. Arrin në 433 totali i të prekurve
Në Shqipëri është shtuar me 17 numri i rasteve të prekur nga CoVid-19. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se në 24 orët e fundit janë kryer 259 teste dhe rezultati ka qenë me një rritje me 10 raste krahasuar me një ditë më parë. Në total numri i të prekurve ka shkuar në 433.
Rastet e reja janë të shtuara në Tiranë, Shkodër, Pukë, Lushnje, Krujë dhe Durrës, ndërsa harta nuk është zgjeruar me qytete të reja të infektuara me koronavirus.