Vend interesant apo palaço? Drejtojmë OSBE-në, por reformën zgjedhore na e urdhërojnë të tjerë

Postuar në 26 Maj, 2020 17:39

Duket se ambasadores amerikane në Tiranë i eci fjala edhe kësaj radhe. Po të besojmë bufonin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reforma zgjedhore do të përfundojë brenda 31 majit. Pas takimit me Yuri Kim, Basha tha: 

Jemi të vendosur për këtë betejë dhe do të bëjmë gjithçka që brenda 31 majit, një afat që ne ja kemi kërkuar dhe ia kemi vendosur kësaj maxhorance, reforma të ketë përfunduar dhe natyrisht do të bëjmë gjithçka që të garantojmë vullnetin politik për ta zbatuar ligjin që është edhe problemi numër një me zgjedhjet në Shqipëri në mënyrë që kjo krizë e thellë politike, kushtetuese dhe institucionale të marrë rrugëzgjidhje përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme ku shqiptarët të zgjedhin parlamentin e qeverinë që meritojnë me votën e tyre dhe njëkohësisht Shqipëria të ecë përpara, mos të mbahet peng e të shkuarës, por të hapë rrugën e integrimit europian dhe të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian që është dhe mbetet një nga zotimet kryesore ekzistenciale të Partisë Demokratike që nga dita e saj e parë

Teksa lexon këtë strofë të zë frika për të ardhmen kur mendon se çfarë lloj humanoidi mund të marrë pushtetin në Shqipëri. 

Por këtu çështja ka kaluar përmasat e një njeriu. Këtu çështja është te legjitimiteti i veprimeve dhe vendimeve, jo në raport me dispozitat ligjore, por me logjikën e ngjarjeve. 

 

Sot reformën zgjedhore po e imponon ShBA përmes një pazari banal me 4-5 njerëz në Tiranë, manekinë ambasadash dhe hajdutë të pasurisë publike.

 

E ndërkohë që përmes këtyre marifeteve sigurohet status quoja edhe për nja 6-7 vite, Shqipëria ka rol ndërkombëtar në drejtimin e OSBE-së, që njihet edhe si organizata më e madhe ndërqeveritare në çështjet e sigurisë me fokus ndër të tjera edhe në zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

E ndërkohë që shërben aty me kryeministrin e vet si një dekor i një teatri më të madh se shtati dhe vuxhuti i vet, brenda grazhdit të vet, ky palaço shtet nuk ja del të bëjë një reformë pa ndërmjetësim ndërkombëtar. Një reformë të cilën e arnon për vit.
Si mund të marrësh seriozisht këtë lloj karnevali me liçencë ndërkombëtare?  

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.