Shqiperia
Shqipëri hesapi*
Jetoj prej vitesh në Athinë dhe këtë dhjetor që shkoi vendosa t’u dërgoj nga një kartolinë disa njerëzve të mi. Atyre më të afërt, me të cilët, në fakt, flas pothuaj çdo ditë në skype... Mallin tim për kartolinat doja t’ua zgjoja edhe atyre. Dhe ashtu bëra. Zgjodha dhe bleva kartolinat dhe nisa t’i shkruja me stilolaps. Edhe për këtë “punë” më kishte marrë malli. Tek i mbushja me urimet për Vitin e Ri 2016, m’u kujtuan vitet ’70, kur isha adoleshent. Atokohë ishte bërë modë, që në urimin tonë, aty në kartolinë, t’i dedikonim mikut apo mikeshës edhe ca vargje. Katër në fakt.
52% e gazetarëve në Shqipëri janë femra
Një studim, siç e quan “shqiptarja.com” i Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Tiranës ka konstatuar se media në Shqipëri dominohet për nga femrat. Kjo në kuptimin e numrit të gazetareve të cilat përfaqësohen me 52% të të gjithë numrit të plotë të gazetarëve dhe reporterëve(http://shqiptarja.com/Media/2710/nj--grua-n--karrier---flasin-gazetaret-...).
Hillary Clinton, Soros dhe Edi Rama
Në zbatim të urdhërit të një gjykate amerikane, çdo muaj publikohen email-e të Hillary Clinton-it të ruajtura në një server privat, gjatë kohës që ishte Sekretare e Shteit. Ndër email-et e publikuara këtë muaj, ishte një i dërguar nga aktivistja demokrate Neera Tanden, në të cilin ajo informonte Hillary-n se, gjatë një drake, financieri i famshëm Soros i kishte deklaruar se ishte bërë pishman që nuk kishte mbështetur Clinton-in në garën me Obamën në 2008-ën.
Raporti i Forbes: Shqipëria si Ruanda për të bërit biznes
Shqipëria renditet ndër të fundit në rajon, në një renditje të publikuar nga revista e njohur Forbes në listën e vendeve më të mira për të bërë biznes. Publikimi është i fundit të dhjetorit 2015. Vendi ynë renditet në pozicionin e 69, duke qenë afër vendeve të tilla si Ruanda, Zambia, apo Bahrain.
La Stampa: Shqipëria udhëkryq i xhihadistëve
E përditshja italiane “La Stampa” ka publikuar sot artikullin me titull “Propagandë e rekrutim.
Marrëdhëniet e mosbesimit shqiptaro-greke
Është e qartë se marrëdhëniet e çdo vendi me fqinjët ndikohen drejtpërdrejt nga interesat e tij jetike, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe të sigurisë. Në rastin e vendit tonë, marrëdhëniet me vendet fqinje garantojnë ose kërcënojnë interesat tona jetike në rajon, duke krijuar premisat ose për një domino zhvillimesh të papëlqyeshme, ose për përcaktimin si një faktor sigurie duke shfrytëzuar përparësitë tona gjeopolitike.
Qeveri të plotfuqishme. Një shembull i ngjashëm me Shqipërinë në Poloni
Parlamenti i Polonisë ka miratuar së fundmi një ligj që ndryshon disa aspekte të funksionimit të Gjykatës Kushtetuese. Siç njofton “Euobserver” ligji i ri detyron shumicë të cilësuar për vendimet e Gjykatës Kushtetuese, në ndryshim nga sa është sot, ku vendimet merren me shumicë të thjeshtë. Po kështu parashikohet që të zgjatet në tre ose gjashtë muaj nga dy javë që është sot, afati brenda të cilit Gjykata duhet të shprehet për një çështje që është kërkuar nga pal të ndryshme.
Përralla e Rilindjes po funksionon
Nga vizita e kryeministrit Edi Rama në Izrael vjen edhe njoftimi për takimin e tij me ish-presidentin e këtij vendi, të mirënjohurin Shimon Peres. Dhe Peres siç raportohet paska thënë: “E di që Shqipëria sot është një vend tërësisht i ndryshëm, shumë i ndryshëm falë jush, në fillim si Kryebashkiaku më i dashur që Shqipëria ka pasur ndonjëherë dhe tani si Kryeministri më i dashur që ka Shqipëria. Shqipëria është një vend i vogël ashtu sikurse ne.
Diktatura e proletargjisë
Nuk kam dëshirë të fokusohem shumë tek trajektorja nga lartë-poshtë e problemeve, se sa tek trajektorja nga poshtë-lartë dhe nga majtas-djathtas dhe anasjelltas. Nuk janë të largëta shqetësimet në një vend ku, nga më i rëndësishmi i personaliteteve tek më patetiku i fukarenjve, preferojnë që kohën produktive, atë kohë që u përket atyre, përpos ngarkesave të rutinës së gjithsecilit, ta shpenzojnë vetëm duke u gostitur. Ky është argëtimi dhe qëllimi i padiskutueshëm i qënies: Ngop barkun!
Kjo nuk është ekonomia që duam
Që ekonomia është futur në një ngërç, kjo tashmë është e dukshme dhe ata, që thonë të kundërtën, e bëjnë thjesht për të “kryer detyren” dhe duket qartë edhe publikisht që as vetë nuk e “gëlltisin” dot atë që mbrojnë.