shpenzimet ushtarake
Britani/ Shkurtohen fondet për vendet e varfra, shtohen shpenzimet ushtarake
Vendimi i qeverisë britanike për të reduktuar ndihmën për vendet e varfra ka hasur në kundërshtime si brenda edhe jashtë vendit. Qeveria e Boris Johnson vendosi të reduktojë me 0.2% të PBB buxhetin vjetor të ndihmës. Ky i fundit ishte fiksuar në 0.7% të PBB që prej vitit 2015 dhe do të ulet në 0.5% për një periudhë të pacaktuar. Diferenca në përqindje është plot 4 milionë paund.
OJQ britanike "Global Justice Now" tha se deputetët që votuan pro shkurtimeve në vendet më të varfra “i kanë duart me gjak” sepse kjo ulje e ndihmës do t’u kushtojë jetën qindra e mijëra njerëzve.
Shpenzimet ushtarake, 6.5 fishi i fondit që do të çrrënjoste urinë
Çdo minutë, në botë rrezikojnë vdekjen nga uria 11 persona, pothuajse dyfishi i viktimave të shkaktuara nga Covid 19, i cili vret 7 persona në minutë.
Shifra ka dalë nga një raport i Oxfam, i cili analizon shkaqet dhe dinamikat e rritjes eksponenciale të urisë globale që nga fillimi i pandemisë: 155 milionë njerëz aktualisht preken nga pasiguria ushqimore ose kequshqyerja, ose 20 milionë më shumë se vitin e kaluar.
10 vendet me shpenzimet më të larta ushtarake në botë
Instituti Ndërkombëtar për Paqen ka renditur 10 vendet me shpenzimet më të mëdha ushtarake në mbarë botën për vitin 2016. Lista kryesohet nga Shtetet e Bashkuara që në vitin 2016 shpenzuan 611 miliardë USD. Më pas vjen Kina me 215 miliardë dollarë dhe Rusia me 69.2 miliardë dollarë.