shkrimtari

Humbja e Agollit, nostalgjia për diktaturën dhe rehabilitimi neokomunist i saj

Postuar në 14 Shkurt, 2017 08:40

Ceremonia e bujshme mortore e majtistëve, me pjesëmarrje qeveritare dhe e organizuar me komision shtetëror në ish-Pallatin e Kongreseve të PPSH, pasuar me fjalime patetike të lamtumirës përcjellëse nga ithtarët e Agollit, si dhe shpërthimet histerike në media kundër atyre pak zërave kritikë ndaj “veprës” së tij kryesisht dhe thellësisht ideologjike, më shtynë në reflektime dhe më detyruan të shkruaj këto radhë.

Ndahet nga jeta Teodor Laço

Postuar në 15 Tetor, 2016 13:20

Ka ndërruar jetë në moshën 80 vjeçare Teodor Laço, shkrimtar dhe skenarist filmash. Ai lindi në Dardhë të Korçës në vitin 1936 dhe mbaroi studimet e larta për Agronomi në Tiranë. Autor i shumë romaneve, novelave, dramave dhe komedive, Laço është vlerësuar me disa çmime në Shqipëri. Pas vitit ’90 u angazhua në jetën politike, fillimisht me Partinë Socialdemokrate. 12 vjet deputet, ministër Kulture në vitet ’94-’97 si dhe më pas, ambasador i Shqipërisë në Federatën Ruse.

“Moravia si shkrimtar nuk ndihej kurrë i sigurtë në vetvete”

Postuar në 04 Prill, 2016 14:40

Dacia Maraini, shkrimtarja e njohur italiane tregon jetën me Alberto Moravian

Galileo i mitizuar?

Postuar në 01 Prill, 2016 13:06

Historiografia nuk mitizon vetëm politikanët dhe shtetarët, apo heronj të ndryshëm që dalin shpesh në skenën e ngjarjeve. Në lojën e ngritjes në podiumin e pozitivitetit hyjnë edhe shkencëtarët. Në një ese publikuar, në “Aeon” një historian i shkencës, Thony Christie, shkruan se pjesë e mitizimit, madje hiperbolizimit është edhe i mirënjohuri Galilelo Galilei. Duke mos mohuar arritjet e këtij shkencëtari, Christie shkruan se ai nuk ishte i vetmi, por pjesë e një komuniteti mendimtarësh, bashkëkohës të tij, që kishin zbuluar në mënyrë të pavarur të njëjtat gjëra.

Në këtë kohë, ska më mendje të mëdha

Postuar në 12 Mars, 2016 15:56

Intervistë me shkrimtaren nobeliste Toni Morrison

Shoqëria jonë nuk është në gjendje të rishikojë të kaluarën

Postuar në 02 Shkurt, 2016 14:18

Intervistë e shkrimtarit Agim Isaku për gazetën "Shqip":

-Le ta nisim bisedën nga koha kur nga një nxënës në gjimnazin e Devollit, mbushët një zarf me poezi dhe e nisët për në revistën “Nëntori”… Si e kujtoni atë kohë?

Portret/ Teodor Laço, të mbijetoje si shkrimtar në diktaturë

Postuar në 20 Shtator, 2015 20:45

Sot, në moshën 79 vjeçare me një kompromis fjale krejt pa vend mund ta quajmë se ka dalë në pension. Por kjo nuk është diçka që i shkon fare. Ai nuk shtyn kohën me tavëll a letra spathie deri sa t’i vijë dita që të marrë paratë në sportel. Është shkrimtar, dhe si i tillë, i duhet të prodhojë edhe pse pensionin e merr për shkak të marrëveshjes që ka si qytetar korrekt me shtetin e tij. Por si njeri me jetë të gjatë në politikë hyn tek ata administratorë që ka ditur të tërhiqet në kohën e duhur. Tek e fundit gjithçka ka limitet e saj.

Shkrimtari dhe lexuesi në propozimin e Vehbiut

Postuar në 24 Dhjetor, 2013 03:58

Shkrimtarët dhe artistët safi, sado qofshin qenie dhënë botës ideale pamëshirshëm e pa vetëmbrojtje, duan të hanë, të mbajnë shtëpinë, të çojnë kalamajtë nëpër shkolla, e të paguajnë taksat. Idealistë janë edhe shumë shkencëtarë, por ndryshe nga shkrimtarët dhe artistët, këta të fundit zakonisht tregu i vlerëson dhe i paguan herë aq sa vlejnë, herë edhe më shumë se vlejnë. Një kontribut i tyre shihet gjithnjë si një vlerë praktike për shoqërinë.

Pages

Subscribe to RSS - shkrimtari