Shkrimtari dhe lexuesi në propozimin e Vehbiut

Postuar në 24 Dhjetor, 2013 03:58
Eda Derhemi

Shkrimtarët dhe artistët safi, sado qofshin qenie dhënë botës ideale pamëshirshëm e pa vetëmbrojtje, duan të hanë, të mbajnë shtëpinë, të çojnë kalamajtë nëpër shkolla, e të paguajnë taksat. Idealistë janë edhe shumë shkencëtarë, por ndryshe nga shkrimtarët dhe artistët, këta të fundit zakonisht tregu i vlerëson dhe i paguan herë aq sa vlejnë, herë edhe më shumë se vlejnë. Një kontribut i tyre shihet gjithnjë si një vlerë praktike për shoqërinë. Në këtë kuptim një inxhinier qoftë edhe i pavlerë, shpesh ka një jetë shumë më të sigurtë e një shtrat më të rehatshëm se shumë artistë me sqimën, ndjeshmërinë dhe forcën e pak mendjeve të species sonë. Atëherë si i bëhet me artistët dhe shkrimtarët? Shoqëria edhe kur i lexon, i përfill dhe i përdor, u merr dhe nuk u kthen gjë ose u kthen shumë pak, sepse në fund të fundit ata nuk ia rregullojnë bravën, nuk ia çlirojnë WC-në e bllokuar, nuk i bëjnë një projekt për shtëpinë që duhet ndërtuar, nuk i zënë vrimat e çatisë që u pikon dhe as i mbushin një recetë për kalamanin që ka temperaturë. Pra ata nuk ia zgjidhin problemin imediat që i ulëret tek dera. Ideja e pathënë është kjo: shkrimtarët e artistët e kanë për detyrë të na ushqejnë shpirtin dhe idetë (në fund të fundit, edhe sikur të mos duam ne, ata nuk rrinë dot pa na ushqyer… thjesht vuajnë sëmundjen e llojit), por për ata mendon perëndia, mëma e tyre e padeklaruar. Kur do, dihet se është gjithnjë e lehtë të lash duart.

Sidomos në rastin shqiptar, me shtet qw ekziston tradicionalisht që të përfitojnë shtetarët, me konsumatorin masiv me nivel të lartë varfërie, dhe me pasanikun sipëror me nivel të lartë makutërie por të ulët përgjegjësie sociale, i është lënë pikërisht perëndisë pesha e mendimit dhe kujdesit për ushqyesit e mendjes dhe për krijuesit e njeriut të madh brenda njerëzve të vegjël. Shteti ynë socialist ka pasur një traditë të gjatë në mbështetjen e shkrimtarit dhe artistit të realizmit socialist, të aftë apo të paaftë, të ndershëm apo spiun njëlloj. E mbështeste aq sa ai të mund të mbijetonte e t’i shërbente më mirë shetit dhe propagandës së tij: i jepte një apartament pa bërë punën vullnetare, si dhe ndonjë pushim të paguar veror. Artistit të lirë i paguante edhe rrogën mujore, por pastaj ia maste me cantim kontributin në formimin e njeriut të ri. Ama, që të mos ia hamë hakun, ia njihte vlerën, sido që kur i dukej se  i rrezikonte qenien, ia këpuste kokën.

Pas rënies së sistemit socialist idealisti që dikur kish një çapë bukë dhe komshinjtë e vlerësonin për muzikën që krijonte apo lehtësinë që kish me penën, e pa veten në mëshirën e pamëshirshme të fatit. Siç thashë, tregu i lirë për nga natyra e vet është krejt i palirë, madje ndëshkues mizor me lëvrues gjuhësh të vogla dhe pa peshë praktike në komunikimin botëror. Bota e riorientuar brenda pak sekondave në shinat e një tregu të egër këmbimi mallrash me vlerë praktike dhe që synonte fitimin e shpejtë e me çdo kusht, u gdhi me ide krejt të reja ndaj idealistit: ai papritur ishte i paaftë të mbijetonte, i padenjë të bënte hije mbi dhe, humbameno që s’u përshtatej kohërave. Institucioni shtetëror që mund të kish rol mitigues në këtë moment ferri social të bazës, u bë shembulli më i përsosur i përdhosjes së idealistit dhe streha e ngrohtë e karrieristit të paskrupullt. Grupi i njerëzve me ëndrra u rrallua. Një pjesë u zhduk që në fillesë a u shndërrua në diçka tjetër; një pjesë shkrimtarësh e gazetarësh gjeti mënyra të tjera mbijetese që e lejonin të fitonte disi: kush u bë copë duke kryer dy-tri punë njëherësh, kush nisi të marrë në krah para të lehtë televizionesh, kush u bë pronar e shkrimtar njëkohësisht, kush businessman dhe gazetar në vetë organet që zotëron, e kush paguhet bukur fare nga të tjerë pronarë, ideve të të cilëve u bën temena me hir a me pahir. Pak syresh sot janë të pavarur politikisht e ekonomikisht dhe i japin shoqërisë mjaltë që s’prodhohet në koshere fabrikuar prej njerëzish të fuqishëm. Ata që ruajtën ëndrrën i numërojmë me gishta. Por vetëm prej tyre ne si publik kemi të garantuar afërsinë më të madhe të mundshme me të vërtetën e atij që shkruan, ose thjesht të vërtetën. Vetëm kjo pjesë shkrimtarësh na bën lexues me dinjitet dhe qytetarë të ndërgjegjshëm. Vetëm kjo pjesë na emancipon e çon përpara si shoqëri.

Ardian Vehbiu është njëri prej këtyre të paktëve, një shkrimtar, studiues dhe gazetar me banim në NYC, që publiku shqiptar sot e njeh mirë, e pret dhe e kërkon.  Botimi i librave të Vehbiut është një rit i përvitshëm tashmë në Tiranë. Vetëm se, për nga cilësia, prodhimi i Vehbiut u rri larg punëve të një numri të madh shkrimtarësh që ngulmojnë të shkruajnë e të botojnë  për vit e me çdo kusht edhe kur ideja dhe forma që ofrojnë lindin të vdekura. Por Vehbiun lexuesit e njohin edhe nëpërmjet blogut të tij të famshëm tashmë, Peizazhe të fjalës (PTF), si dhe formave të tjera të komunikimit online me të cilat autori ka qenë shumë i sukseshëm. Personalisht kam bindjen se vlera shoqërore e komunikimit të tij të përditshëm me publikun shqiptar nëpërmjet PTF është e jashtëzakonshme, së pari sepse në të publiku shqiptar i ekspozohet ideve alternative, vështrimeve kritike dhe çelësave analitikë që s’i gjen kund tjetër në mënyrë kaq sistematike dhe cilësore, si dhe në doza elefanti; për më tepër, në këtë hapësirë Vehbiu i jep vëmendje reale e serioze komunikuese çdo ideje, çdo gafe, idiotësie apo gjëje të mençur që lexuesi do të diskutojë në logun e ideve. Vehbiu pjell copa të reja kritike (shpesh perla gazetarie) që hedhin në diskutim publikun, me dendurinë dhe lehtësinë me të cilën një njeri i zakonshëm buzëqesh.

Por këtë Vehbiu e ka bërë për shtatë vjet rresht pa mbështetje financiare prej askujt; ka shkruar e u ka dhënë xhevap njerëzve në laboratorin apo shkollën e vet online ditën dhe natën, verë e dimër, javë pushimesh ose jo, në shtëpi e jashtë saj, kur të afërmit e mbështesnin apo i nxeheshin… e ka bërë për ditë dhe me të vetmin interes që të avanconte një ide dhe të diskutonte një dukuri sociale që donte zgjidhje a ia vlente të diskutohej. Madje që të mund të merrej 100% me këtë punë që ai e vlerëson fort, Vehbiu la një punë të mirë në kuptimin praktik të fjalës, por që i merrte kohën e nevojshme për blogun. Unë s’i duroj dot heronjtë të cilëve u falemi edhe pa ua ditur bëmat; ata përforcojnë vetëm trushpëlarje kolektive. Por heronjtë e vegjël të së përditshmes dua t’i flas e t’i tregoj. Se çfarë force johyjnore i jep Vehbiut energjinë dhe pasionin që të verë talentin e vet në shërbim të njerëzve në mënyrën e aktivistit vetësakrifikues dhe të paepur, unë nuk mund ta shpjegoj veçse nën kornizën e një teorie për heroin e së përditshmes që shoqëritë pjellin rastësisht e në nevojë.

Të gjithë këtë punë, pa marrë asnjë grosh institucional apo shoqëror si shpërblim pune! Si ia ka dalë Vehbiu të jetojë normalisht e të bëjë sa i takon për familjen e vet? Me ditë pune që i kalojnë kufijtë e normales, dhe kuptohet me një aftësi individuale që gjithashtu është e pazakontë. Jeta e tij me modestinë materiale të një amerikani të mesëm që jeton në NYC, financohet nga përkthimi në disa gjuhë, që ai herë e ka për zemër e herë e bën se i duhet; ndërsa blogu ku ai absolutisht ka zemrën, vetëm i merr e i merr, dhe i kthen vetëm kënaqësi, dhe ndonjë herë trazim.

Dje kur hapa faqen e PTF pashë që po eksperimentohej me formën dhe paraqitjen e faqes online. Sot ishte rishtaz në formën fillestare, por Vehbiu, në mënyrë të përmbajtur por të qartë, i ftonte lexuesit që, sipas mundësisë dhe dëshirës, të kontribuonin financiarisht për blogun. Mbasi e kam lexuar Vehbiun për vjet me radhë, e di sa e ka matur propozimin e vet; di edhe se është nevoja që të verë në vend një parim të drejtë, dhe jo nevoja që të riformojë interface-in e blogut apo nevoja e tij financiar, që e kanë shtyrë të bëjë këtë propozim. Unë personalisht kur e lexova ndjeva një lehtësim që më bëri të psherëtij. U lehtësova si lexuese që ka vjet që e lexoj, kënaqem, revoltohem, marr pjesë me idetë e mia, dhe në total përfitoj prej blogut, pa dhënë asgjë në këmbim. Tani jam e lirë të mos ndihem si qenie që merr, por s’jep se… përse të japë. Alibia e përfitimit të pakushtëzuar rrëzohet me propozimin e Vehbiut, dhe lexuesi nuk mund të bjerë më në grackën e vet. U lehtësova si qytetare, sepse kjo marrëdhënie direkte me individin lexues, ma mban shkrimtarin që shkruan për mua, të lirë nga mundësia e vazhdueshme e korruptimit, dhe më siguron marrëdhënie të lirë me të vërtetën pa u forcuar nga morsat e interesit të shkruesit të blerë. U lehtësova edhe si njeri që shkruan gjithashtu për t’u konsumuar badihava, sepse një koleg formëson qoftë edhe me të vetmin qëllim të formësimit, faktin që për të pasur një marrëdhënie dinjitoze njerëzore, puna e kryer meriton shpërblim. Ky formësim i një strukture drejtësie të munguar, u jep dinjitet dhe vlerë të re shkrimtarit dhe lexuesit njëkohësisht.

Vehbiu nuk do marrë atë që meriton. Por rruga që ai ndoqi duke u lidhur direkt me lexuesin edhe në kuptimin material, në një marrëdhënie të lirë mirëbesimi total, është një mënyrë që ve në vend dinjitetin e munguar të shkrimtarit dhe lexuesit në një ambient institucional lëngues. Ajo ndërgjegjëson si lexuesin ashtu edhe shkrimtarin vetë për rolet e secilit, madje edhe vetë hapësirën ku shtjellohen këto marrëdhënie, dhe i bën ata të dy pjesëmarrës që zotërojnë gjuhën dhe strukturën e nevojshme në lëmin e negociimit të vazhdueshëm të ideve për të mirën e shoqërisë. Së fundmi, propozimi i tij, nëse merr përgjigjen e duhur ose jo, është rinovues dhe çlirues edhe thjesht për faktin se u formësua, dhe u formësua si një hap qytetarie dhe respekti për institucionin e punës dhe të kulturës së lirë në hapësirën publike shqiptare.

[i] Ky shkrim mund të ish titulluar më gjatë por më saktë si “Dilema e shkrimtarit të pavarur, lexuesi si qytetar i angazhuar dhe propozimi civil i Vehbiut”.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Ardian Vehbiu, qe na mburr kjo zonja, eshte ai qe me "sinqeritet" na tregoi si udhetonte pa bilete rrugeve te Romes, apo jo? Si duket ai konceptin per parane ende nuk e ka kristalizuar mire ne koke, ose te pakten eshte koherent me idene qe sic jap pa marre, kur vjen puna edhe mund te marr pa dhene, mjafton qe kjo te mos merret vesh, ose te rrefehet me vone, kur tashme eshte parashkruar e madje ne kete kontekst te merret edhe per sinqeritet, pra per virtyt.

Sa per Zonjen Derhemi nuk me habit tashme fakti qe i pelqen te fluturoje dege me dege ne nje peme qe quhet utopi (ose mbase edhe socializem utopik). Ne kontekstin tone kjo perkthehet qe te gjithe "artistet" e "shkrimtaret" e kohes se realizmit socialist e siguronin nje "çape" (fjale e perdorur me shume hijeshi nga Zonja) buke dhe ne kembim jepnin ca pacavure qe na quhej letersi e art (jo te gjithe futen ne kete thes sigurisht, por shumica dermuese po). Kurse sot te gjoret na u dashken te bejne edhe nga 2 - 3 pune njelloj si "te vdekshmit e zakonshem" te kesaj bote, qe per ate çapen e bukes ne kohe te Enverit ju shkonte djersa deri ne ulluk te fundshpines.

Oj Zonja EDA DERHEMI mjaft u qurravite e u ankove, futju punes, cfardolloj qofte ajo, art, letersi, kulture, inxhineri, mjeksi e ku di une cfare, dhe po prodhove ndonje gje te dobishme ( jo praktike, sic thua ti) do te kesh para me bollek e te kesh ta lyesh çapen edhe me ndonje produkt yndyror.

Ekonomia e tregut, ne te cilen jeton pothuaj e gjithe bota, bazohet ne kete princip. Pyete psh I. Kadarene, apo F. Kongolin a kane ndonje nevoje per shtetin shqiptar?

E mjaft na gerricet me keta artiste e shkrimtare te medhenj qe na u rropatkan per te miren e kombit dhe qe nuk shperblehen aq sa e meritojne. Edhe Ardiani e ka nje qerratallek ne ate blog qe ben dhe me siguri do te ta ketheje kortezine qe i bere sot me kete shkrim te hatashem.

Submitted by Zylyfti (not verified) on

Jam dakord me ty.

Ardian Vehbiu ka nje blog personal ku i trajton gjerat qe do. nuk eshte se blogu i tij eshte i hapur per njerz te tjere, te cilet edhe pse ndonjehere botojne jane shume te rralle.

Ardian Vehbiu nuk toleron dot as mendimin ndryshe, jo me te kete nje blog intelektual... Di te pakten dy raste kur ky ka debuar nga blogu i vet komentues te cilet kane patur ide te ndryshme nga Ardian  Vehbiu.

Ky nuk e toleron dot kritiken... dhe kur e shikon keq, nxjerr maskotat e blogut te vet per te bere propagande pro Vehbiste.

Ca lesh vendi i mendimit te lire.... kot fjale boshe keto te Eda Derhemit.

Submitted by Anonim (not verified) on

Më duhet të pajtohem 100% me ty Plaku. Vehbiu është pretendues i madh, por pa substancë.

Submitted by Eda Derhemi (not verified) on

sinqerisht ve buzen ne gaz me tonin e te folurit nga lart dhe me bindjet absolute qe shprehin shume prej atyre qe lene komente neper faqet e shtypit tone online. PX: shkrimi nuk ka per qellim te vertetoje antivlerat e tregut te lire. Kur shpreh kritiken ndaj tij, si edhe ndaj kontrollit shteteror per disa lloje krijimtarish kulturore, e bej qe te jap zhvillimin historik te marredhenies mes krijuesit dhe shijuesit te tipave te ndryshme si dhe menyres si eshte gjykuar e shperblyer krijuesi. Ka disa argumente njeri-pas tjetrit aty qe, po t'i lexosh me sy mbyllur nga paragjykimi dhe negativiteti, mundet vertet te krijojne imazhin e "qurravitjes" dhe "fluturimit utopik dege me dege". Qellimi eshte te vihet ne pah nje menyre e re e marredhenies mes lexuesit dhe krijuesit jashte kornizave institucionale private ose publike te deritanishme, nje marredhenie e lire dhe alternative, qe une sado utopike qofsha, them se eshte zhvillim pozitiv edhe sikur te mos funksionoje praktikisht. Sic e rikonfirmon edhe komenti yt, njerezit kane nevoje te domosdoshme te hapin syte dhe te dalin nga skema te vjetra e te konsideruara si te vetmet ekzistuese; nje sprove e suksesshme ose e deshtuar ndihmon ate qe do, te kape nje drite te ndryshme ne figuren qe i shfaqet perpara. Bota cdo dite mund te shihet ne nje menyre te re nese kur hapim syte ne mengjes harrojme te veme syzet paragjykuese me te cilat e kemi pare boten dje. Po aq shume ke keqkuptuar ate shkrimin e A.V. per biletat ne autobusin e Romes. Me vjen keq. Se paku ne dite festash e ne funde viti mos u fikso me "qerratallekun" e botes; bej nje hap te vogel perpara, mos rri i vrenjtur dhe dyshues, dhe behu shok me njerez qe duan te te shohin me mire ty, veten dhe boten ne pergjithesi. Gezuar!

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Zonja Derhemi, flm qe more mundimin t'i pergjigjesh komentit tim dhe gjithashtu Gezuar ( te cilen po e marr me "face value", dmth pa dyshim, vrenjtje dhe qerratallek) Back to the business now.

1. Kur dicka moskuptohet, ose keqkuptohet, sipas pikpamjes suaj kush e ka fajin, ai qe flet apo ai qe degjon, ai qe shkruan apo ai qe lexon?

2.Po te jete per ton nga lart dhe/ose bindje absolute, kam pershtypjen se me shume jane gjasat qe t'i kene njerezit kurajoze qe mbajne blogje (ne perfytyrimin tim kjo fjale asocijohet me blog, blogje, bllogje, b-llogje, dhe fjalen e bukur shqipe llogje e dime te gjithe c'do te thote, kurse sa per inicialin b, secili mund ta lidhe me ate fjale a kuptim qe do) se sa ne komentuesit e pervuajtur. Mendoj se e keqja me ju bllogjistet eshte se sapo dikush ju kritikon sado pak, ne vend qe t'ju beje te mendoni qofte edhe shkurt se kritika mund te jete edhe e drejte (Zot na ruaj, nuk po them qe detyrimisht eshte), menjehere versuleni, eh me miresjellje sigurisht, per te bere cope-cope injorantin e rradhes qe nuk kupton ato gjerat e larta, te sofistikuara intelektualisht qe ju i leshoni dhe pastaj shkoni e shiheni ne pasqyre me vetadmirim.

3. Dyshimi eshte nje ndjenje shume e shendetshme. Po te kujtoj qe (thjesht si shembull ekstremal dhe per hir te argumentit) sikur shqiptaret te kishin qene dyshues ndaj skemave piramidale, gjithe ajo katastrofe e vitit 1997 mund te ishte evituar. Pale pastaj sikur te kishin menduar qe e gjithe ajo pare qe shkonte e vinte ishte pjese e qerratallekut te botes, si thua ti, a nuk do te kishte qene me mire, qofte me festa fundviti, qofte pa to.

4. Ardian Vehbiu qysh ne momentin qe shpalli qe ka qene vet free-rider, e humbet te drejten t'u beje moral te tjereve. Eshte njelloj sikur (perseri shembull extremal, for argument sake) te penduarit mafioze te punesohen si prokurore antimafie. Kaq!

Submitted by Shkodrani (not verified) on

Fatkeqesisht, njerezit qe jane te paafte ne boten reale, kerkojne me ngulm te behen dikushi ne boten virtuale, pavaresisht kostos: kohe, familje, pushime, miqesi, etj. Mjerisht!

Submitted by dk (not verified) on

Me analizat e tij dhe veçanërisht me librin e fundit Sende qe nxirrte deti, A. Vehbiu mbetet nga publicistet me te kthjellet te botes shqiptare. Blogu i tij Peizazhe te fjalës eshte hapsira me intelektuale dhe me realiste e analizes se fenomeneve qe shfaqen en Shqiperi. Nderkohe qe askush nuk eshte i ftuar te jete i nje mendje per gjithçka me te, ndjej keqardhje per kedo qe nuk arrin te argumentoje qendrimin e tij, por pa dyshim nuk ia vlen te merresh me ata qe kalojne kendej e zbrazin zorret nga infeksione qe i bejne me keq atij qe i ka se sa neve qe i lexojme. Gjej rast ta pergezoj znj. Derhemi  per kete shkrim aq te veçante midis botes shpirtngushte, te vogel  dhe egoiste te publicisteve tane dhe t'i uroj festat e fundvitit.

Submitted by Shqirak (not verified) on

Pse jo, ky  eshte personifimimi i shume-personaliteteve. I ka te deklaruara nja ca pseudonime te shufishta qe perdor tek blogu per te influencuar mendimin e lexuesit qe shikon vetem rrjedhen e komenteve pa gjykuar mbi argumentin. Pale Maks Gjerazi, Castigat, pifto etj et nofka dhe personazhe...

Them pse jo, sepse mund edhe te jet tjeter njeri.

Submitted by Gjon (not verified) on

Me falni znj. Derhemi por qe ne premise ju e nisni me disa koncepte paragjykuese argumentimin tuaj. Perse jeni kaq e sigurte qe nje inxhinjer vleresohet aq ose edhe me teper se vlen dhe nje artist idealist jo? Perse inxhinjeri paska jete te rehatshme kurse artistit idealist iu dashka te luftoje per çapen e bukes. Po te marr shembullin e nje inxhinjeri gjeofizik qe i duhet te kaloje muaj te tere neper platforma naftenxjerrese, vertet kujtoni se ka jete aq te rehatshme?  Mund t'ju sjell edhe shume raste te tjera ku inxhinjereve u takon shpesh te punojne larg vatres familjare e ne kushte te veshtira. Ne Shqiperi e gjetke ndodh rendom qe artiste te pavlere te super vleresohen per disa krijime paçavure e ato me vlere te lihen menjane e. Siç ka raste te shume artisteve idealiste me vlere qe kane realizuar endrren e tyre e qe kane vene pasuri te konsiderueshme shumefish me te madhe nga vlera e tyre.

A ju lind ndonjehere dyshimi se kritikat qe merrni nga komentuesit per qendrimin tuaj ndaj Vehbiut (kuptohet jo ato me fyerje e sharje)  kane nje baze te vertete.  Me sa di une Vehbiu eshte perplasur shpeshhere edhe me artiste, njerzez te kultures, intelektuale me prestigj,  antikonformiste e me mendim ndryshe (epitete qe i keni kaq qejf) dhe perqasja e tij nuk ka qene aq konstruktive. E njejta gje ka ndodhur edhe me reagimet ne blogun e tij ku ai ka reaguar ashper.

Mendoj se nje njeri i hapur nuk ka nevoje te reagoje ne menyra kaq ekstreme. Personalisht mendoj se Vehbiu shtron probleme interesante e trajton tema nga me te ndryshmet por reagimet qe shpeshhere ka nuk jane nga me konstruktivet.  Bota nuk ndahet ne lexues e admirues te Vehbiut, inteligjente, te mençur , me kulture dhe qortues te tij, te trashe, idiote, injorante.

Menyra se si po e trajtoni temen me ngjan me rolin e zedhenesve te partive kur flasin per partine ne te cilen militojne.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.