shkaku
Presidenti rus hedh poshtë spekullimet për mbytjen nga "jashtë" të nëndetëses "Kursk"
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se nëndetësja bërthamore “Kursk” u mbyt për shkak të një shpërthimi të brendshëm në zonën e silureve. Duke folur në kuadër të filmit “Putin”, presidenti rus ka rrëzuar kështu spekullimet se “Kursk”, mbytur më 12 gusht të vitit 2000, u godit nga mjete të huaja nënujëse, si nëndetësja amerikane “Memphis”, version që ka qarkulluar për disa kohë në media të ndryshme.