shitblerje
Deklaratë nga halli e PD për "çështjen Ruçi", me dy variante si ndodhi
Partia Demokratike konfirmon situatën "kashtë e k....qe" ku ndodhet dhe ka reaguar shkurt me një deklaratë për zgjedhjen një ditë më parë në kuvend të Gramoz Ruçit si kryetar i Parlamentit. PD flet për dy variante që çuan në rrjedhjen e votave të saj, manipulim i Edi Ramës ose shitje e deputetëve të saj. Në çdo rrethanë përgjegjësia bie mbi Lulzim Bashën, i cili mori përsipër personalisht hartimin e listës së kandidatëve për deputetë.
"Perceptimi është se pushteti dhe opozita në Shqipëri blejnë veten"
Perceptimi i krijuar në këto zgjedhje është se pati shitblerje masive të votës. Partitë që humbën zgjedhjet si LSI e PD akuzojnë palën fituese se përdori para masive për të blerë vullnetin e qytetarëve. Për aq kohë sa mbetet në nivel perceptimi, jemi të prirur të dyshojmë se humbësit po justifikojnë humbjen.
PD: Nuk ka bashkëpunim me LSI-në. Janë shitblerës të votës
Debati nëse PD duhet të jetë e hapur ndaj një aleance të ardhshme me LSI-në, apo edhe me PS-në kundër LSI-së, ka marrë një përgjigje sot nga nënkryetari demokrat Edi Paloka mohoi çdo mundësi bashkëpunimi me Lëvizjen Socialiste për Integrim, duke e akuzuar si autore të shitblerjes së votave. Kështu ai i jep një përgjigje edhe botuesit të gazetës ‘55’ Fahri Balliu, një promovues i bashkëpunimit me Metën.
LSI-në, siç deklaroi Edi Paloka në ABC, nuk e shohin dot me sy e jo më të bëjnë koalicion me të…