PD: Nuk ka bashkëpunim me LSI-në. Janë shitblerës të votës
Debati nëse PD duhet të jetë e hapur ndaj një aleance të ardhshme me LSI-në, apo edhe me PS-në kundër LSI-së, ka marrë një përgjigje sot nga nënkryetari demokrat Edi Paloka mohoi çdo mundësi bashkëpunimi me Lëvizjen Socialiste për Integrim, duke e akuzuar si autore të shitblerjes së votave. Kështu ai i jep një përgjigje edhe botuesit të gazetës ‘55’ Fahri Balliu, një promovues i bashkëpunimit me Metën.
LSI-në, siç deklaroi Edi Paloka në ABC, nuk e shohin dot me sy e jo më të bëjnë koalicion me të…
“LSI absolutisht është partia që më shumë se kushdo tjetër ka dëmtuar votën e lirë dhe demokracinë shqiptare. Kështu që nuk besoj se dikush duhet të ketë iluzionin që PD do të bashkëpunojë me LSI-në, si një parti që është damkosur tashmë si armike e votës së lirë”, thotë Paloka. Sipas tij, gjithçka ka ndodhur këto kohë, ka qenë në bashkëveprim të plotë; shkelje kushtetuese, shkelje të ligjeve, kriminalizim i Parlamentit... LSI është gjithnjë aktive në këto akte negative. Për më tepër, “shit-blerja e votës mban për autor LSI-në”.
Add new comment