Deklaratë nga halli e PD për "çështjen Ruçi", me dy variante si ndodhi
Partia Demokratike konfirmon situatën "kashtë e k....qe" ku ndodhet dhe ka reaguar shkurt me një deklaratë për zgjedhjen një ditë më parë në kuvend të Gramoz Ruçit si kryetar i Parlamentit. PD flet për dy variante që çuan në rrjedhjen e votave të saj, manipulim i Edi Ramës ose shitje e deputetëve të saj. Në çdo rrethanë përgjegjësia bie mbi Lulzim Bashën, i cili mori përsipër personalisht hartimin e listës së kandidatëve për deputetë. Deklarata e shkurtër është një përpjekje për të arrnuar sa mundet nga diskretitimi që PD pësoi që në seancën e parë të parlamentit dhe fraza se do shqyrtohet me shumë seriozitet e bën edhe më komike situatën brenda opozitës.
Deklarata
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dënon me ashpërsi atë cfarë ndodhi dje me votën e opozitës në Kuvend. Erdhi si rezultat i manipulimit apo blerjes së votes, kjo do të shqyrtohet me prioritet absolut. Një gjë është e qartë pa asnjë ekuivok: kush shet votën nuk do të ketë vend në grupin tonë parlamentar.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike vlerëson se ky skenar i qëllimshëm u vu në veprim për të hequr vëmendjen e opinionit nga emërimi prej Edi Ramës në krye të Kuvendit i Gramoz Rucit, simbol i të kaluarës së përgjakur të diktaturës komuniste dhe i lidhjeve kriminale dhe trafiqeve të drogës, për të cilën arsye është përjashtuar përherë nga hyrja në SHBA.
Add new comment