shish
"Spiro Koçi emërohet drejtor i Analizës në ShISH”, raporton “Shqip”
Spiro Koçi, ish-ambasador i Shqipërisë në OSBE, është emëruar në Shërbimin Informativ. Kështu raporton gazeta “Shqip” që shton se emërimi i tij vjen pak ditë pasi presidenti i Rublikës, Bujar Nishani, dekretoi shkarkimin e Koçit nga detyra e ambasadorit. Ky i fundit u tërhoq nga qeveria shqiptare me arsyetimin se i kishte mbaruar mandati.
SHISH: 89 xhami jashtë kontrollit të Komunitetit Mysliman
Xhamitë autonome ose jashtë kontrollit të Komunitetit Mysliman duket se janë disa herë më shumë nga pretendojnë autoritetet. Të paktën ky është shqetësimin që është raportuar në Komisionin e Sigurisë nga Shërbimi Informativ Shtetëror.
Kërcënimi nga sulmet terroriste, Tirana po aq e ekspozuar sa Moska
Shteti Islamik ka meritën se i ka dhënë Tiranës një rëndësi që me gjasë as do ta merrte për shekuj me radhë. Tv Klan raporton sot se kryeqyteti rrëzë malit të Dajtit është i rrezikuar nga sulmet terroriste të sponsorizuara dhe organizuara nga ISIS, po aq sa edhe Moska e Rusisë. Tv Klan raporton se ky vlerësim ka ardhur nga raporte të shërbimeve sekrete të huaja dhe që i janë përcjellë Shërbimit Informativ Shtetëror.