sheshi skenderbej
Edi Rama zbulon projektin e parkimit nëntokësor në sheshin “Skënderbej”, që Erjon Veliaj nuk e përmendi
Me të ngecur si përherë dhe pa asnjë transparencë. Kjo vlen të thuhet për sjelljen e kryeministrit Edi Rama, i cili sot ka zbuluar se në sheshin “Skënderbej” do të ketë një parking nëntokësor. Projektin fillestar ai ja la kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, i cili në daljet e tij publike, por edhe në “dëgjesat” me qytetarët foli përherë për një pedonale, por asnjëherë për parkim. Po sjellim këtu atë që ka thënë Veliaj më 5 prill kur bëri prezantimin:
Sheshi “Skënderbej”, aventurizmi i radhës
Gjatë fushatës për zgjedhjet lokale më tërhoqi vëmendjen posteri elektoral me të cilin u paraqit Erjon Veliaj. Krahas fytyrës së tij rinore dhe sfondit mavi, atje paraqitej me vizë të bardhë edhe një sky-line i pamjes veriore të qendrës së kryeqytetit.
Kostoja e rindërtimit të Sheshit Skëndërbej 6 deri në 7 milionë euro (Foto)
Rindërtimi i Sheshit Skëndërbej do t’i kushtojë Bashkisë së Tiranës 6 deri në 7 milionë euro. Të paktën kaq para ka kërkuar bashkia nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve, që është nën administrimin e qeverisë. Kosotoja paraprake është vlerësuar nga specialistë të Bashkisë dhe sipas drejtorit të Urbanistikës Joni Baboçi, shuma finale do të saktësohet nga projekti i zbatimit. Gjithsesi kostoja përfundimtare mund t’i tejkalojë parashikimet.
Ky do të jetë sheshi "Skënderbej" sipas projektit të ri, i cili "do të diskutohet" me qytetarët
Raportohet në media se për këtë projekt janë kryer të gjitha hollësitë, duke shtuar më pas se ai do të diskutohet me qytetarët. Me siguri sa për të larë duart nga një detyrim formal, pasi qytetarët pyeten me referendum, njëso si në parti. Gjithsesi nga projekti shihet një sipërfaqe me gurë dhe ujë, dedikuar për këmbësorë, diçka e re dhe aboslutisht asgjë nga kthimi në identitet i sheshit siç deklaroi sot kryeministri.
Thirrje për gijotinë për politikanët në sheshin “Skënderbej”
Publicisti Kastriot Myftaraj, i njohur për qëndrimet e tij anti-islamike, bën thirrje në një shkrim të fundit të tij, publikuar në profilin e vet në Facebook, për një gijotinë në sheshin “Skënderbej”. Arsye sipas tij është pranimi i muxhahedinëve, rreziku që ata paraqesin për stabilitetin dhe fakti se elita politike shqiptare po luan me fatet e vendit. “Një shekull më parë, disa mijëra boshnjakë të strehuar në Shqipërinë e Mesme si refugjatë lufte, u bënë bërthama e kryengritjes islamike të Haxhi Qamilit.