Thirrje për gijotinë për politikanët në sheshin “Skënderbej”
Publicisti Kastriot Myftaraj, i njohur për qëndrimet e tij anti-islamike, bën thirrje në një shkrim të fundit të tij, publikuar në profilin e vet në Facebook, për një gijotinë në sheshin “Skënderbej”. Arsye sipas tij është pranimi i muxhahedinëve, rreziku që ata paraqesin për stabilitetin dhe fakti se elita politike shqiptare po luan me fatet e vendit. “Një shekull më parë, disa mijëra boshnjakë të strehuar në Shqipërinë e Mesme si refugjatë lufte, u bënë bërthama e kryengritjes islamike të Haxhi Qamilit. Vetëm largimi i pjesës më të madhe të tyre nga Shqipëria për në Turqi, bëri të mundur që në Shqipëri të ketë stabilitet dhe shtet laik, pas Luftës së Parë Botërore. I njëjti rrezik ekziston dhe sot. Shqiptarë! Atdheu është në rrezik si kurrë ndonjëherë më parë! Kjo nuk është një shprehje abstrakte. Është në rrezik shtëpia juaj, familja, juaj, fëmijët tuaj, pronat tuaja. Të gjitha këto përbëjnë atdheun. Shqiptarë! Lëvizja më e iluminuar në historinë e njerëzimit, Revolucioni Francez i vitit 1789, ngriti në mes të Parisit gijotinën, makinën për prerjen e kokave të atyre që kishin vënë në rrezik atdheun. Koka nuk pret vetëm ISIS. Kokëprerja është përdorur edhe për kauzën më sublime të qytetërimit, që është Revolucioni Francez, nga ku e kanë origjinën të gjitha institucionet bashkëkohore, shteti laik, demokracia, ashtu si e kemi sot, shoqëria civile, mendimi i lirë laik. Shqiptarë! Ose në të gjithë së bashku do të ngremë gijotinën në Sheshin “Skënderbej” për ta shpëtuar atdheun nga rreziku ekzistencial, ose një lëvizje islamike do ta bëjë Sheshin “Skënderbej” vendin e kokëprerjes masive në emër të Kuranit”, shkruan Myftaraj. Përralla zyrtare na thotë se Shqipëria është shtet, e se nuk lejon thirrje të tilla. Që nxisin urrejtjen? Për politikejtë? Por ajo ekziston tashmë dhe po zien. Gjithsesi thirrja e Myftarajt është e re për ligjërimin publik në Shqipëri dhe do parë si do reagojnë autoritetet të zgj(e)idhura demokratikisht.
https://www.facebook.com/kastriotmyftaraj1966/posts/1048668918525245
Comments
Servantesi, nuk do te kishte
Servantesi, nuk do te kishte gjetur, hero, model, shembull, me te mire se Kastriot Myftaraj, per te shkruajtur DON KISHOTIN E MANCES.
Nuk ja vlen te merret seriozisht, asnje fjale, ketije sharlatani klloun fantazist, qe edhe kur i ka kembet palare, i paraqet per publicitet , ne vitrinen mediatike ku merr rrogen Arjan Cani, duke kujtuar' me mendjen e tije skizofrene provinciale, se po prodhon perla, por qe ne fakt, prodhon vetem pordhe, qe i degjon dhe i mban ere, vetem drejtuesi i atije emisioni.
Kastriot Myftaraj ka fol fiks
Kastriot Myftaraj ka fol fiks po fare ama.
Add new comment