sherbimi i jashtem
Plani holandez, plani francez...kursi i Harvardit*
Disa kolegëve të mi, anëtarë të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, forum ky që i kontribuon përmirësimit të strategjive diplomatike të vendit në shërbim të interesave kombëtare, u kishte tërhequr me të drejtë vëmendjen një fakt i çuditshëm: Gjithë ambasadorët, aktualisht shefa të përfaqësive diplomatike të Shqipërisë në vende të ndryshme, urdhëroheshin t’i nënshtrohen pa përjashtim një “kursi” online për t’u provuar dhe pajisur “kultura e munguar” me dije mbi diplomacinë ekonomike.