shekullarizmi

A ka ardhur koha për një marrëdhënie të re midis fesë dhe shtetit?

Postuar në 14 Qershor, 2017 13:25

Ajo që Plutarku sjell në përshkrimin e tij që nga antikiteti, mbi historikun e raportit midis qytetërimit dhe religjionit është ende e vërtetë sot e kësaj dite: “Gjatë historisë ka mundur të ndodhë që të ketë qytete pa fortifikata, pa shkolla, pa pallate luksoze, pa bibliotekë, por asnjëherë nuk është hasur ndonjë qytet pa faltore”. Historia njerëzore nuk njeh asnjë gjeneratë, asnjë popull që të mos ketë shprehur në forma të ndryshme besimin, si pjesë e pandarë e kulturës së tij. Të gjitha qytetërimet e mëdha kanë epiqendër qytetin, bashkë me të dhe tempullin.

Fundi i Islamit otoman - Turqia në rrugën drejt Lindjes së Mesme*

Postuar në 05 Qershor, 2017 13:51

***

Urdhërat fetarë dhe politika turke nga Erbakan tek Erdogan

Radikalizmi fetar dhe Shqipëria e së ardhmes

Postuar në 22 Dhjetor, 2016 11:43

Dy aktet terroriste në Berlin dhe Ankara ditët e fundit tronditën opinionin mbarë-evropian mbi rrezikun aktual të radikalizmit fetar dhe ecurinë e tij në kontinentin e vjetër. Ndodhja në të njëjtën ditë e akteve e intrigon më shumë lidhjen që mund të kenë pasur ato midis tyre, me qëllim dhënien e mesazheve konkrete për Perëndimin dhe elitat politike të saj.

Vdekja e çuditshme e shekullarizmit turk

Postuar në 29 Korrik, 2016 11:59

Tmerri pas grushtit të sh tetit të dështuar në Turqi ngre dilemën qenësore: A do të vazhdojë Presidenti Recep Tayyip Erdogan të zbatojë politikën e autoritarizmit, mbase me përshkallëzim hakmarrës, apo do t’ua shtrijë dorën kundërshtarëve dhe të mundohet të ndërtojë ura për të mirën e shoqërisë turke?

Ende mbetet të shihet, por e kaluara e afërt na tregon prej shembujve historikë se sfidat serioze ndaj krerëve autoritarë dhe gjysmautoritarë çojnë drejt ashpërsimit të sjelljes së regjimit dhe se nuk sjellin qasje më të moderuar.

Subscribe to RSS - shekullarizmi