sekuestro
I sekuestrohen 1.3 mln dollarë
Policia e Shtetit ekzekutoi urdhërin e Gjykatës duke vendosur nën sekuestro llogaritë bankare të Rezart Taçit. Sipas saj, në bazë të këtij vendimi, po kryhen veprime procedurale hetimore në 16 banka të nivelit të dytë dhe janë sekuestruar tashmë 1.3 milionë dollarë nga llogaritë e shtetasit në fjalë. Akuza ndaj Taçit është “Pastrim të produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale” dhe hetimet janë shtrirë edhe në lidhjet e tij shoqërore e familjarëve të përfshirë në këtë aktivitet.
Falimenton ARMO, dy banka nxjerrin në shitje rafinerinë dhe pasuritë
ARMO, një nga 35 kompanitë e listës së subjekteve që mbajnë rreth 60 për qind të totalit të kredive të këqija, ndodhet nën valën e sekuestrove për llogari të bankave. Shoqëria është njëkohësisht në pronësi të shtetit, në masën 15 për qind. Më 3 mars 2016, u regjistrua një shpallje nën sekuestro nga një bankë e nivelit të dytë për dy kredi të pakthyera në vlerën 2.8 milionë euro që ishin marrë në vitet 2010 dhe 2011. Një bankë tjetër para disa ditësh shpalli vendosjen nën sekuestro të një pjese të aseteve për huan 20 milionë euro raporton gazeta Shqip.
Sekuestro për 44 mijë m2 tokë në breg të detit në Vlorë. U kthye si tokë bujqësore
Një tjetër rast tjetërsimi prone dhe shkeljeje ligjore vjen nga bregdeti. 44 mijë m2 në zonën e bregdetit të Vlorës, në plazhin e quajtur si “Jonufra”, janë sekuestruar nga Prokuroria, pasi dyshohet se ajo është përfituar me dokumente të falsifikuara. “Prokuroria e Vlorës ka vendosur sekuestro preventive për këtë sipërfaqe toke, e cila ka vlerë tregu rreth 4.4 milionë euro. Toka dyshohet se është përfituar nga pasardhësit e shtetasit Gjon Gjonboçari në bazë të dokumentave të fallsifikuar”, raporton “Gazeta Shqiptare”.
Sekuestrohet plazhi i Llamanit, ishte privatizuar si tokë pyjore nga Bashkia e Himarës
Nuk kanë fund çuditë me grabitjen e pronave në Shqipëri. Prokuroria e Vlores ka vendosur sekuestro preventive për rreth 45 hektarë e regjistruar toke pyjore, por në fakt është tokë bregdetare, në Bashkinë e Himarë, me vlerë sipas çmimeve shtetërore mbi 9 milionë euro, e dyshuar si e përfituar në bazë të dokumenteve të fallsifikuara.
Kjo tokë, për të cilën prokuroria ka vendosur sekuestro me lejen e gjykatës, përfshin zonen e plazhit të Llamanit dhe hapësirën majtas dhe djathtas tij.
Dy Shqipëri: Afera CEZ që nuk po hetohet dot. Sekuestro mallit të tregëtarëve ambulantë
Shqipëria zien nga lajmet se politikanët kryesorë kanë vjedhur qindra milionë euro me CEZ-in e çdo gjë tjetër që u del përpara, nga lajme që flasin për koncesione të reja. E për këtë nuk po përcaktohet dot procedura hetimore. Nga ana tjetër, disa tregtarëve ambulantë në Tiranë, afër spitalit nr. 5 u është sekuestruar malli. Raportohet se dy përfaqësues të tyre kanë takuar kryetarin e Bashkisë, ku janë ankuar se tregëtojnë ngaqë nuk ka punë. Po çfarë kanë sekustruar? Mall të përdorur, pasi ai tregëtohet aty.
Mjetet e sekuestruara nga Policia Rrugore, do të shiten në ankand...Nëse nuk paguhet gjoba
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore, Mit’hat Tola, sqaron në një intervistëpër gazetën “Shqip” paralajmërimin e bërë për sekustrim të mjetit nëse nuk ke paguar gjobat. Tola thotë se në të vërtetë bëhet fjalë për zbatimin e ligjeve në fuqi, të cilat mesa duket ishin neglizhuar. “Në nenin 203 të Kodit Rrugor (më duhet ta citoj për të mos krijuar “keqkuptime”), sanksionohet fjalë për fjalë: 1. “… Të ardhurat nga masat administrative me gjobë për shkeljet e parashikuara nga nenet e këtij Kodi, paguhen nga kundërvajtësi brenda pesë ditëve nga dita që vendimi ka marrë formën e prerë.
ARMO, probleme edhe me pagesat e energjisë. OSHEE kërkon sekuestro për 11 fatura të papaguara
Kompania ARMO e përpunimit të naftës “bie në rrjetën” e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë. Ky i fundit ka kërkuar sekuestro konservative për shkak se ARMO rezulton debitore ndaj OSHEE me 11 fatura të papaguara. “OSHEE i ka bllokuar ARMO-s llogaritë rrjedhëse, pas lëshimit të titullit ekzekutiv për detyrimet e papaguara të energjisë elektrike”, shkruan revista “Monitor” që raporton se janë disa që kanë kërkuar në QKR sekuestro. Borxhi i naftës së kompanisë është 267 milionë dollarë, prej të cilave 209 milionë bankave, kurse borxhi tatimor 53 miliomë dollarë.