Dy Shqipëri: Afera CEZ që nuk po hetohet dot. Sekuestro mallit të tregëtarëve ambulantë
Shqipëria zien nga lajmet se politikanët kryesorë kanë vjedhur qindra milionë euro me CEZ-in e çdo gjë tjetër që u del përpara, nga lajme që flasin për koncesione të reja. E për këtë nuk po përcaktohet dot procedura hetimore. Nga ana tjetër, disa tregtarëve ambulantë në Tiranë, afër spitalit nr. 5 u është sekuestruar malli. Raportohet se dy përfaqësues të tyre kanë takuar kryetarin e Bashkisë, ku janë ankuar se tregëtojnë ngaqë nuk ka punë. Po çfarë kanë sekustruar? Mall të përdorur, pasi ai tregëtohet aty. Kjo qasje rrezikon seriozisht të cenojë stabilitetin social: dakord me nevojën për të bërë shtet, por kur dëgjon që 600 milionë euro janë falur sa hap e mbyll sytë, apo 30 milionë të tjera janë marrë me dy shkresa, vështirë se dikush mund të besojë se këtu po bëhet shtet.
Add new comment