sektori

Bumi në ndërtim, Ahmetaj nxjerr "lepurin" e radhës: Janë rritur huatë

Postuar në 02 Mars, 2018 13:06

Ministri i Ekonomisë dhe Financave Ahmetaj e justifikon rritjes së sektorit të ndërtimit me huatë e dhëna për ndërtim, duke hedhur poshtë dyshimet se "lepuri fle" diku tjetër dhe se volumi i lejeve të ndërtimit mund të ketë lidhje me pastrimin e parave nga trafiku i kanabisit në këtë sektor. Në një konferencë me gazetarët ai tha se huaja për pasuritë e paluajtshme është rritur me 6 %.

Sinjalizohet rikthimi i lejeve të ndërtimit. Ndërtuesit nuk do të shesin pa regjistrim në hipotekë

Postuar në 29 Janar, 2016 22:25

Qeveria pritet të liberalizojë sërish lejet e ndërtimit, të bllokuara efektivisht prej disa muajsh. “Top-Channel” njofton se ligji për sigurimin e pasurive të paluajtshme do të ndryshojë. “Qeveria do të ndryshojë ligjin ekzistues të sigurimit të pasurive të paluajtshme, për të mbyllur një nga hapësirat më të mëdha të abuzimeve gjatë viteve të fundit në këtë treg, atë të shitjes së apartamenteve nga dy apo më shumë herë.  Drafti i ri adreson edhe një tjetër ngërç, i cili ka lidhje me ndërtesat karabina, që bankat sekuestrojnë nga ndërtuesit që nuk kanë paguar kreditë.

Studimi: Gjysma e të punësuarve në Shqipëri janë informal

Postuar në 16 Shtator, 2015 07:49

Tregu i punës në Shqipëri në sektorët jobujqësore është 48 % në informalitet. Një studimi i publikuar nga “Monitor” vlerëson se, në sektorin e ndërtimit 70% e të punësuarve nuk deklarohen, në sektorin e shërbimeve madhësia e informalitetit është 35% dhe në sektorin e industrisë është 46 %. Shifrat alarmante për të punësuarit e padeklaruar i ka dhënë Banka Botërore në një studim të posaçëm të publikuar kohët e fundit për tregun e Punës në Shqipëri. Raporti e “Sfidat e tregut të punës në Shqiperi, i publikuar në maj 2015, ka të dhënat nga viti 2011 deri në 2013 dhe 2014.

Subscribe to RSS - sektori