saranda
Himara në rrugën e Sarandës. Ky është problemi jo të ashtuquajturit filogrekë
Në Sarandë, deri në mesin e viteve ’80 ka qenë një rrugë thuajse 1.5km që shkonte nga ajo që njihet si Fusha e Volejbollit deri te Peshkimi, në të dy anët e të cilës kishte pisha të mbjella. Rruga vazhdon të jetë edhe sot, por anash saj ka ndërtesa pa fund, biznese apo banesa, që kanë mbirë me një shpejtësi të jashtëzakonshme. Pishat u prenë qysh atëkohë me sebepin se do zgjerohej rruga.
Ujërat e zeza "lagin" brigjet e Sarandës
"Report Tv" informon se ujërat e zeza kanë shpërthyer pranë hotel "Butrintit" si pasojë e një tubacioni të çarë. Ky është rasti i dytë pas atij të Ksamilit.
Foto/Qytet me shumë turistë, por jo qytet turistik. A është e mundur këtu Rilindja Urbane?
Qeveria dhe kryeministri prej kohësh promovojnë "Rilindjen Urbane" që konsiston në rehabilitim qendrash të qyteteve. Saranda qendrën e ka të rehabilituar, ndaj do pyetur a është i mundur ky projekt në këtë qytet ku siç shihet ka ndodhur një shpartallim urban.
Ministria e Transporteve si Haxhi Pishmani/Anulon linjën e trageteve Brindizi – Sarandë, tri ditë pasi e miratoi
Para tri ditësh u njoftua nga media lokale se ishte vendosur një linjë trageti Brindizi-Sarandë. Diçka që mendohej të sillte fluks lëvizjeje më të lartë drejt qytetit të jugut. Por sot njoftohet, po nga një media lokale, se Ministria e Transporteve, e drejtuar nga i mirënjohuri Edmond Haxhinasto, ka vendosur anullimin e linjës. “Trageti që filloi linjën Brindisi – Sarandë ka një kapacitet trasporti prej 822 pasagjerësh dhe 140 automjetesh. Por nga burime të Saranda Web mësohet se Ministria e Transporteve, me një pretekst të çuditshëm, ka bllokuar këtë linjë transporti.
Sarandë/K. Bashkiak për çështjen e regjistrimit të pronave: Qytetarët të kallëzojnë Bashkinë që do pranojë përgjegjësinë dhe nuk do apelojë
Bashkia Sarandë, më saktë Këshilli Bashkiak i saj, ka miratuar një ide që presupozohet se i jep zgjidhje një problemi shumë të madh, siç është ai i regjistrimit të pronave në hipotekë. Këshilli Bashkiak në vite ka dhënë sheshe ndërtimi për mijëra qytetarë, por për shkak të proceseve ndërgjyqësore, apo për shkaqe të tjera, një pjesë e madhe nuk ka mundur të hipotekojë pronën e mandej të kryejë transaksione. Rasti më tipik ai i 800 familjeve që kanë kryer pagesat e blerjes së truallit, por për shkak se një ish-pronar doli në skenë, çështja u ndërlikua.
PPP edhe bankina në zonën turistike të Bunecit në Lukovë. Raportohet se edhe baza detare në Sarandë mund të kalojë nën administrimin e Bashkisë
Sot qeveria ka marrë një vendim për transferimin e bankinës së Bunecit, në Lukovë nga Ministria e Mbrojtjes drejt Ministrisë Transporteve.
“Në Sarandë kam zbritur lebër, lebër dhe vetëm lebër”. A duhet falënderuar për këtë ish-presidenti?
Sali Berisha ka dhënë versionin e tij për alpinët që paska zbritur në Jon sipas Edi Ramës. Duke folur në Parlament, Sali Berisha ka theksuar se programi i tij në vitet kur ka qenë president, ishte që të çonte në Sarandë vetëm lebër. “Kam punuar me program unë. Në Sarandë, kam zbritur lebër, lebër dhe vetëm lebër. Nuk kisha nevojë për të çuar alpinë, ishte bregu që nga Velipoja. Por t’i merr mendjen e Kokëdhimës dhe flet për alpinët. Por ta dish që kur alpinët luftonin për liri, Kokëdhimat ishin pikë mbështetje për Zografin në atë zonë.